17.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Prizren/ Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim të të miturit

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale F.J. nga fshatin Sankoc, Komuna e Drenasit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 27.08.2019 në ora 13:00, e që do të zgjasë deri më 27.09.2019.

Gjykata konsideron se janë plotësuar bazat ligjore, sepse duke pasur parasysh peshën e veprës penale, pasojat të cilat i ka kjo vepër, e cila paraqet rrezikshmëri të lartë dhe për të cilën vepër parashihet dënim mjaft i lart, mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, ndaj të dëmtuarit (fëmijë i moshës 13 vjeçare), ashtu që i pandehuri duke e shfrytëzuar momentin fillimisht e josh viktimën për të blerë një pije dhe në pjesën e nën urës (Ura e Gurit në qendër të qytetit) i kërkon viktimës të holla dhe pasi që fëmija nuk ka të holla, e pastaj kërkon nga fëmija që t’i heqë pantallonat, duke e kryer aktin seksual me të (seks oral), prandaj në këtë rast duke pasur parasysh sjelljet dhe vendosmërinë e tij, duke kryer një veprim inkriminues në qendër të qytetit dhe atë në mes ditë, ku është frekuentim i madh i njerëzve, e veçanërisht ku viktima është fëmijë, pra viktimë e ndjeshme, ku ligj në këtë rast ka paraparë mbrojtje të posaçme, e gjithë kjo tregojnë rrezikun se i pandehuri me qëndrimin në liri mund të përsërisë veprën penale, të natyrës së njëjtë e që mund të ndikojë në mënyrë negative ndaj të dëmtuarit si dhe rrethin ku jeton dhe më gjerë.

Andaj, është vlerësimi i gjykatës se caktimi i paraburgimit ndaj të njëjtit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale.

Më Shumë

Policia në Prizren paralajmëron: Mesazhe të rreme po synojnë të dhënat bankare të qytetarëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka paralajmëruar qytetarët për një dukuri shqetësuese që po shfaqet në këtë rajon, e cila paraqet rrezik të...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Lajmet e Fundit