15.3 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Dy aktor kosovar në filmin malazez

aktoret kosovarKishin filluar dy vite më parë në Podgoricë, xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë “Djecaci iz ulice Marksa i Engelsa”, projekt ky i regjisorit të njohur malazez Nikolu Vukcevica. Ky prodhim filmik brenda ekipit të tij në kastën e aktorëve kishte dhe dy artist kosovar, aktorin e njohur Fatmir Spahiun dhe Qëndrim Kqikun. Këta të fundit treguan për gazetën në lidhje me përvojën që patën në filmin e Vukcevicit si dhe rëndësinë e të depërtuarit jashtë kufijve,shkran tribuna.

“Unë kam pasur bashkëpunime dhe takime të ndryshme me stafin realizues të filmit. Ata brenda projektit të tyre kanë pasur një rol të cilin e kanë konsideruar që është për mua. Në këtë film unë luaj rolin e menaxherit muzikor Sheki”, tha aktori Spahiu, sipas të cilit bashkëpunimet rajonale në art janë tejet të rëndësishme dhe janë zgjedhja e vetme për promovimin e artistëve kosovar.

“Fondet e shteteve tona, nuk janë të mjaftueshme për realizimin e filmave, kështu që kooproduksionet janë zgjedhja më e mirë, edhe për sa i përket distribucionit po dhe suksesit të filmit në përgjithësi”, u shpreh më tej Fatmir Spahiu/

Më Shumë

Bashkimi dhe Bora përballen sonte në Prizren për epërsinë në seri

Gjysmëfinalet e “Play-off”-it në basketbollin kosovar vazhdojnë sonte me një duel shumë interesant mes Bashkimi dhe Bora. Seria aktualisht është e barabartë 1:1, duke e bërë...

S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje

Ka dështuar përfundimisht zgjedhja e presidentit të ri brenda afatit kushtetues. Me dështimin e procesit në Kuvend, aktivizohet pasoja e paraparë me Kushtetutë dhe e...

Lajmet e Fundit