-5.1 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Dy anëtarë të familjes Kasëmllari në Prizren sot kanë shpëtuar me lëndime nga shembja e shtëpisë së tyre

Dy anëtarë të familjes Kasëmllari, kanë shpëtuar nga më e keqja dhe kanë marrë vetëm lëndime të lehta pas shembjes së shtëpisë së tyre në Prizren, ka bërë të ditur kryetari i kësaj Komune, Mytaher Haskuka.

Sipas njoftimit, shtëpia është shembu nga vjetërsia.

“Në vendngjarje menjëherë kanë ardhur ekipet e Drejtorisë së Emergjencës, Inspektoratit dhe atyre të trashëgimisë kulturore, për të verifikuar gjendjen dhe për të marrë hapat e mëtutjeshme për evitim të rrezikut. Rreziku nga shembja e shtëpive të vjetra është problem ekzistent jo vetëm në këtë shtëpi, por edhe në shumë shtëpi të vjetra, të cilat për shkak se kanë vlera të trashëgimisë kulturore apo gjenden në qendrën historike nuk mund të rrënohen tërësisht, e në anën tjetër për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk mund as të rinovohen”, ka shkruar Haskuka.

Ai tregon se lidhur me këtë problem, që nga koha kur ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar krijimin e Fondit për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore me së paku 5 milionë euro, që do të mundësonte intervenime të shpejta nga ekipet e specializuara dhe me procedura specifike për shtëpitë që janë në gjendje kritike.

“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për krijimin e këtij fondi, duke shikuar mundësitë së bashku me Qeverinë dhe Ministrinë e Kulturës. Restaurimet e shtëpive të vjetra që janë në qendrën historike apo kanë vlera të trashëgimisë kulturore janë të kushtueshme dhe kërkojnë ekspertizë, prandaj ky fond është i domosdoshëm të krijohet sa më parë”, ka thënë i pari i Prizrenit.

Më Shumë

Rahoveci do të ketë stadium modern me 6,523 ulëse

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka konfirmuar sot se është përzgjedhur projekti konceptual dhe është nënshkruar kontrata për hartimin...

Shoqërohet në polici një 75-vjeçar në Prizren, dyshohet se grisi fletëvotimin pasi s’iu lejua ta asistojë bashkëshorten në vendvotim

Një 75-vjeçar është shoqëruar në stacion policor pasi dyshohet se grisi fletëvotimin e bashkëshortes në shenjë revolte pasi nuk iu lejua ta asistojë atë...

Lajmet e Fundit