12.1 C
Prizren
E hënë, 27 Tetor, 2025

Dy kushtet e Mbappes për ta vazhduar kontratën me PSG-në

Kylian Mbappe ia ka vënë dy kushte Paris Saint-Germainit për ta vazhduar marrëveshjen me klubin parisien.

Mbappe ende nuk ka vendosur për vazhdimin apo jo të marrëveshjes me PSG-në dhe indikacionet janë se ai nuk do ta bëjë një gjë të tillë para se të përfundojë Kampionati Evropian 2020, i cili mbahet këtë verë.

Synimi kryesor i PSG-së këtë verë është blindimi i yjeve kryesore. Neymari e vazhdoi kontratën deri më 2025 ditë më parë.

Radha është e Mbappes tani, por francezi, përveç se nuk e ka për ngut, ka edhe kushte, sipas Le Parisien.

Njëra prej kushteve është vazhdimi i kontratës deri më 2023 dhe jo deri më 2025 siç ka ofruar klubi. Nëse Mbappe nënshkruan me PSG-në deri më 2023, atëherë ai do të ishte në gjendje të largohej nga Parisi verën e vitit 2022.

Kushti i dytë ka të bëjë me garancitë sportive. Mbappe dëshiron që klubi të sigurojë ekip të fortë që është në gjendje të luftojë për titull në Ligën e Kampionëve.

Më Shumë

Fushata zgjedhore për balotazhin nga 3 deri më 9 nëntor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që aktivitetet zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetarë të Komunave, do të jetë nga...

Pas një viti e tre muajsh udhëtim me biçikletë, Ceki Hoti nga Prizreni arrin në Indonezi (VIDEO)

Pas një viti e tre muajsh, qytetari nga Prizreni, Ceki Hoti, ka shkuar në destinacionin e tij, të cilin e kishte nisur nga Kosova...

Lajmet e Fundit