14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Dy ndeshje interesante sot në Superligë: Ballkani pret Malishevën, Feronikeli ’74 i shkon Lirisë

Java e 24-t në Superligën e Kosovës do të mbyllet sot, teksa në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje.
Kampioni në fuqi, Ballkani, do të jetë nikoqir i skuadrës që po kalon formë të mirë, Malishevës, shkruan Gazeta Express.
Nuk keni nevojë për mjekë! Kjo metodë vret prostatitin në 2 netë!
Kush është ‘bossi’ e shitësve të kokainës në Serbi që fshihet pas pseudoni…
Këto dy skuadra u takuan mes vete në mesjavë në çerekfinale të Kupës, me Ballkanin që fitoi me rezultatin 0:3.
Sa i përket formës në kampionat, therandasit hyjnë në këtë ndeshje pas një fitoreje, kurse malishevasit pas katër sosh.
Momentalisht, Ballkani është i dyti në tabelë me 48 pikë, pasi Llapi regjistroi fitore dje ndaj Gjilanit dhe prin me 50 pikë.
Malisheva është e katërta me 41 pikë.
Ndeshja tjetër e sotme do të zhvillohet në stadiumin në “Përparim Thaçi”, mes Lirisë dhe Feronikelit ’74.
Prizrenasit, që kanë vetëm një fitore në këtë sezon, janë të fundit në tabelë me vetëm 10 pikë të grumbulluara, teksa në xhiron e kaluar regjistruan humbje.
Formë të mirë nuk po kalon as “Nikli”, që nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit në Superligë, ku kanë regjistruar tri humbje e dy barazime.
Skuadra nga Drenasi është e shtata në tabelë me 23 pikë.
Të dy ndeshjet e ditës së sotme do të luhen nga ora 13:00. /Gazeta Express/

Më Shumë

Malisheva ndan rrugët me trajnerin Qëndrim Kida

Skuadra e Malishevës ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin, Qëndrim Kida. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, klubi malishevas ka bërë...

Moti me diell, temperaturat deri në 32 gradë celsius

Moti sot parashihet të jetë kryesisht me diell. Vranësirat më të fokusuara parashihen përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa...

Lajmet e Fundit