Dy ndeshje për të mbyllur javë e dhjetë në Superligën e Kosovës

Zhvillohet sot edhe dy ndeshje tjera në kuadër të Superligës së Kosovës.

Tre ndeshjete para të luajtura për javën e dhjetë të martën, sollën shumë gola.

Sot, edhe dy ndeshje vijnë në program, me tri skuadra nga kreu që luajnë për të përfocuar pozitën e tyre në garën për titull.

Vendi i dytë, Ballkani, udhëton në Istog.

Therandasit ende nuk kanë pësuar humbje këtë edicion, por janë ndalur pesë herë në barazim.

Sot ata përballen me Dukagjinin, që ka gjetur formën dhe në tre ndeshjet e fundit ka dy fitore.

Ballkani tenton të përfitojë nga dueli i të njëjtës kohë, mes Gjilanit dhe Drenicës.

Skuadra e Ismet Munishit, e pamposhtur në katër ndeshjet e fundit, pret në stadiumin e qytetit skuadrën e Drenicës.

Kryesuesit vijnë në këtë ndeshje në formë shumë të mirë, dhe kërkojnë që të vazhdojnë rrugën e tyre drejt kreut.

Gjilani, me një fitore eventuale do të bashkohej me pikë me Drenicën, që ka 17, aq sa edhe Ballkani.

Të dy ndeshjet zhvillohen herët, me fillim në orën 13:00.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Lajmet e Fundit