11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Dy të mitur kapen me drogë në Rahovec

Dy persona janë kapur me drogë në Rahovec.

Të dyshuarit janë të moshës së mitur, të cilët kanë përfunduar në ndalim policor.

Gjatë aksionit për kapjen e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar një qese me marihuanë, grinder për bluarje të narkotikëve dhe disa telefona.

Pas përfundimit të proceduarve policore, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me veprën me të cilën ngarkohen.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për inicimin e rastit ndaj tyre për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.”GS

Më Shumë

Shkatërrohet laboratori i drogës në Prizren, Prokuroria kërkon paraburgim për të pandehurit

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas hetimeve të zhvilluara, më 02.04.2026 kanë zhvilluar një...

Policia në Prizren vetëdijeson nxënësit për rreziqet e internetit

Në kuadër të zbatimit të “Strategjisë së Policimit në Bashkësi dhe të Udhëhequr nga Inteligjenca”, Policia sektoriale nga Stacioni Policor në Prizren, të hënën,...

Lajmet e Fundit