Dybala shkëlqen në mungesë të Ronaldos

Juventusi e ka shkatërruar Young Boysin, duke e mposhtur 3-0 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Allianz”.

Ishte nata e sulmuesit argjentinas, Paulo Dybala, i cili dukej sikur po merrte frymë më lirshëm në fushë në mungesë të Cristiano Ronaldos të suspenduar.

Kjo për faktin se 24-vjeçari i realizoi të tre golat për “Zonjën e Vjetër”.

Dybala shënoi në minutat 5’, 33’ dhe 69’ për rezultatin përfundimtar 3-0.

Pas kësaj fitore, Juve është lider në Grupin H me gjashtë pikë, tri më shumë se Manchester Unitedi që pas pak përballet në “Old Trafford” me Valencian. /Insporti.com/

/

Më Shumë

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Lajmet e Fundit