16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

E dhimbshme: Mësuesja shtatzënë humb jetën nga Covidi, mjekët shpëtojnë foshnjën

Camila Graciano, 31 vjeç, ishte tetë muajshe shtatzënë u infektua me virusin Covid-19 në qytetin e Anapolis, në shtetin qendror brazilian të Goias, pas kontaktit me një person të infektuar. Sipas The Sun, miqtë kishin organizuar një festë për të, në prag lindje dhe aty ajo u infektua.

Disa ditë më vonë ajo shkoi me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë. Familja e saj u përpoq të gjente një shtrat për të pasi të gjitha shtretërit e kujdesit intensiv të qytetit ishin okupuar në atë kohë.

Mjekët arritën të shpëtonin vetëm foshnjën teksa Graciano ndërroi jetë.

Familja e saj thoshte se duke e ditur se shtatzënia e saj ishte në rrezik dhe 31-vjeçarja ishte kujdesur shumë të mos dilte nga shtëpia e saj gjatë pandemisë.

Sidoqoftë, vëllai i saj Daniel Helio Ambrosio i tha gazetës lokale Globo se miqtë e saj organizuan një festë në mënyrë të befasishme, pasi ishte në pritej të fëmijës së saj të parë.

Një nga miqtë e saj tregoi se ishte i prekur me koronavirus por ishte asimptomatike dhe për këtë arsye nuk ishte në dijeni.

Më Shumë

Rikthehet Superliga: Ballkani kërkon fitoren për t’iu afruar titullit, Drita e Llapi presin ‘gabimin’ e suharekasve

Sot do të rikthehet Superliga, ku do të zhvillohet java e 34-të. Lideri Ballkani do të ketë punë në shtëpi me skuadrën që tashmë është...

Motra e Ukshin Hotit: Zbardhja e fatit të tij duhet të jetë obligim prioritar i Qeverisë dhe i ndërkombëtarëve

  “Deri më tani, përpos fjalëve poshtë e përpjetë, nuk ka diçka serioze që të merret me çështjen e tij dhe të zbardhet fati i...

Lajmet e Fundit