E konfirmon Rusia: Në Ukrainë iu vra një nga gjeneralët më të rëndësishëm

Zëvendëskomandanti i forcave të armatosura ruse, Vladimir Petrovich Frolov, është vrarë në Ukrainë dhe këtë e kanë konfirmuar zyrtarë rusë.

Rusia ka humbur një tjetër gjeneral të ushtrisë së vet në Ukrainë. Këtë e ka konfirmuar drejtuesi i Shën Petersburgut, Aleksandër Beklov.

“Ne sot i japim lamtumirën një heroi të vërtetë. Vladimir Petrovich Frolov ra heroikisht në një betejë me nacionalistët ukrainas”, ka thënë Beglov, sipas raportimit të agjencisë shtetërore ruse, shkruan “The New York Post”.

Ky është një nga shumë gjeneralë dhe figura të tjera të rëndësishme të ushtrisë ruse, që u vranë në Ukrainë, prej kur ata hynë në territorin ukrainas, më 24 shkurt.

Sipas fjalëve të zyrtarit rus, gjenerali u vra në zonën e Donbasit. Ushtria ruse, e cila u përpoq por dështoi për të hyrë në kryeqytetin ukrainas, Kyivin, po përgatitet për sulme të reja në krahinën e Donbasit. /Express/

Më Shumë

Liria përkujton Përparim Thaçin: “Emri yt nuk harrohet kurrë”

Liria ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike, me një mesazh nderimi dhe...

Dhjetë lidhje të paautorizuara zbulohen në rrjetin e ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e saj kanë evidentuar gjithsej 10 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit,...

Lajmet e Fundit