11.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

E mitura e zhdukur në Atmaxhë të Prizrenit, gjendet te shtëpia e shoqes së saj

Është gjetur vajza e mitur nga fshati Atmaxhë e Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj, konfirmon se e mitura është gjetur në shtëpinë e shoqes së saj.

“ Vajza është gjetur te shoqja e saj”, tregon Osmanollaj për “PrizrnPress”.
Sipas tij, pas publikimit të lajmit për zhdukjen, nëna e shoqes së vajzës së mitur, ka lajmëruar se ajo gjendet në shtëpinë e saj.

Policia në Prizren raportoi dje për zhdukjen e vajzës së miturës nga fshati Atmaxhë e Prizrenit.

Rasti ishte raportuar nga nëna e së zhdukurës./ PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ballkani shkëlqen ndaj Dritës, rikthehet në krye të tabelës

Ballkani ka shënuar fitore të madhe në derbi ndaj Dritës me rezultat të thellë 3:0, në kuadër të Albi Mall Superliga e Kosovës, duke...

Arrestohen dy persona në Prizren, policia u gjen 6.70 gramë marihuanë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Prizren pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e...

Lajmet e Fundit