E mitura nga Rahoveci lind në Spitalin e Gjakovës

Një e mitur nga Rahoveci ka lindur dje në Spitalin e Gjakovës. Për këtë rast, Policia e Kosovës është njoftuar nga vetë spitali.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti po hetohet për “Bashkëjetesë me personin nën moshën 16-vjeçare”.

“Rahovec 03.12.2020 – 13:00. Nga Spitali i Gjakovës është informuar se viktima femër kosovare (e mitur), ka lindur një foshnje. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./

Më Shumë

Prizren: Arrestohet 62-vjeçari i dënuar me mbi 2 vjet burg për mashtrim

Në Prizren është arrestuar një person i kërkuar dhe i dënuar me burg efektiv për veprën penale “Mashtrim”.   Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, zyrtarët...

Bunarfest nis me pastrimin e shtratit të Lumbardhit në Prizren

Edicioni i ri i Bunarfestit ka nisur në Prizren me aksionin tradicional për pastrimin e shtratit të lumit Lumbardh, duke mbledhur qytetarë, të rinj...

Lajmet e Fundit