12.8 C
Prizren
E diel, 17 Tetor, 2021

E moshuara nga Shqipëria ndërron jetë 10 orë pasi mori vaksinën kineze

Donika Babunja, 74 vjeç, ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës, 10 orë pasi kishte bërë vaksinën kineze “Sinovaks”.

Në orën 11:00 të paradites, ajo së bashku me bashkëshortin Kujtimin shkuan të merrnin dozën e parë në pallatin e kulturës së Beratit.

Firma “Lona Al- Plast” në Prizren shpall konkurs për vende të lira të punës

Në orën 16:00, Donika shfaqi shqetësime shëndetësore.

Bashkëshorti lajmëroi mjeken e familjes, Kamela Musa, për ti ardhur në ndihmë.

E moshuara ankohej për dhimbje të barkut dhe kishte të vjella. Mjekja i vendos një serum dhe i kërkon bashkëshortit ta kontaktojë për cdo shqetësim.

Gjendja e saj filloi të rëndohej. Ai sërish kërkoi ndihmën mjekes Musa dhe paralelisht, lajmëroi dhe urgjencën në numrin 127. Kur mbërritën në banesë, 74 vjeçarja kishte ndërruar jetë.

ABC u drejtua në qendrën shëndetësore të lagjes “17 Korriku” në Berat, për të mësuar më tepër detaje për ngjarjen.

Mjekja e familjes, e cila u përkujdes për të moshuarën, na tha se ajo vuante nga hipertensioni prej 16 vitesh e cila pasqyrohet kartelën mjekësore.

Thotë se ishte e rregullt në marrjen e medikamenteve dhe se nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër.

“Vuante nga hipertensioni prej 2006, gati 15-16 vite, mjekohej në mënyrë të rregullt dhe ka qenë e stabilizuar nga tensioni. Vinin të dy bashkë me burrin për të marrë terapinë duke mos shfaqur asnjë problem” tha ajo.

Mjekja sqaron se bashkëshorti nuk ka lejuar autopsinë e cila do të zbardhte shkakun e vdekjes. Thotë se i është referuar drejtorisë së spitalit.

“Unë e gjeta pa frymëmarrje, pa puls. Duke qenë se e gjeta të vdekur ngula këmbë në mënyrë shumë me të shoqin që të dërgohej në morg për t’u përcaktuar diagnoza, pasi nuk vendosja dot diagnozë, por burri refuzoi në mënyrë kategorike autopsinë. U gjenda e detyruar ti merrja një deklaratë që refuzon autopsinë, pasi e kisha të pamundur ti gjeja një shkak” tha ajo.

E ndjera kishte shkuar të merrte vaksinën së bashku me bashkëshortin, pa rekomandimin e mjekut të familjes. Kujtimi nuk shfaqi asnjë shqetësim, ndryshe nga Donika.

Çifti i të moshuarve jetonin të vetëm pasi fëmijët i kishin emigrantë.

Më Shumë

Anton Quni për Nderim Gashin: E meriton besimin, prandaj votojeni !

Nderim Gashi garon për kuvendar të Prizrenit, në zgjedhjet e 17 tetorit. Ai është pjesë e listës së LDK-së dhe mban numrin 4. Kandidati i këtij...

E dhimbshme: Polici i ri qëllohet për vdekje në ditën e parë të punës në SHBA

Një oficer policie 26-vjeçar është qëlluar për vdekje, në ditën e tij të parë në punë në departamentin e policisë në Alamo, Georgia, njoftuan...

Ky ilaç i ri po konsiderohet efikas për zhdukjen e qelizave të kancerit

Ilaçi i marrë nga kërpudhat e Himalajeve, është 40 herë më efikas në zhdukjen e qelizave të kancerit. Molekula e gjetur në kërpudhat Himalajeve mund...

Arta Elezaj poston fotot përvëluese dhe tregon “asetet”, shpërthen rrjeti (FOTOT)

Modelja dhe aktorja Arta Elezaj vazhdon që të freskojë faqen e saj në Instagram me foto tepër seksi Bukuroshja ka postuar sot një foto ku...

Arrestohet një i dyshuar në Prizren, kishte goditur një person me dorezë të armës me gaz

Policia në Prizren ka bërë të ditur se më 20 gusht 2021, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, kishte ndodhur një rast lëndim i...

Arrestohet një mjek specialist i biokimisë në Prizren, dyshohet se falsifikoi testet për COVID

Një mjek specialist i biokimisë në Prizren është arrestuar të enjten nën dyshimin se në laboratorin e tij biokimik kishte lëshuar teste false për...

Specialja kërkon nga Policia e Kosovës që të përgjigjen nëse mund të sigurojnë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së

Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë lëshuar një urdhër për Policinë e Kosovës për t’u përgjigjur në detaje nëse ata mund të sigurojnë mbrojtjen...

Këto janë vendet ku sot do të ketë ndërprerje të rrymës në Prizren

Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik, KEDS ka paralajmëruar se nesër në disa komuna do të ketë ndërprerje të...

Në fundjavë nuk punohet në qendrat e vaksinimit në Kosovë

Në fundjavë nuk do të punohet në qendrat e vaksinimit në Kosovë. Burime nga Ministria e Shëndetësisë për Klan Kosova kanë thënë se janë përmbushur...

A ka nevojë ndonjëri prej kandidatëve “me i fry hoxha”, përgjigjet Fatmir Latifaj

Hoxhë Fatmir Latifaj u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në votime, që të vendosin vetë se kush t’i drejtojë ata për katër vitet...

Trajnerët nga Kosova në Turqi për avancim profesional

Në kuadër të programit zhvillimor të FIBA YDF dhe bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe asaj të Turqisë, këtë javë në Stamboll...

Qeveria miraton marrëveshjen për kredinë e 40 milionë eurove

Qeveria e Kosovës, ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Financimin e Projektit “Reagimi...

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar me shkrim të veçantë për pensionimin e Majlinda Kelmendit

Majlinda Kelmendi ka njoftuar para disa kohësh zyrtarisht pensionimin e saj nga garat e xhudos dhe për pensionimin e saj ka shkruar tashmë Komiteti...

Kurti thotë që do të fitojnë pa balotazh në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në tubimin përmbyllës të kësaj partie në Prizren ka shprehur besimin se kandidati i kësaj partie Mytaher Haskuka do të fitojë në...

Liga Unike, shorti hidhet të dielën

Nesër në orën 11:00 do të hidhet shorti për Ligën Unike, në konkurencën e meshkujve dhe atë të femrave. Te meshkujt në këtë edicion do...

Memli Krasniqi: Të dielën do t’i vijë fundi keqqeverisjes në Prizren me kryetarin e ri, Shaqir Totaj

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Prizren, ku ka thënë se qeverisja e kësaj partie në Kryeqytetin Historik të Kosovës, është...

Lajmet e Fundit