E pabesueshme: Spitali digjej ndërsa mjekët vazhdonin operacionin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në  Blagovetschensk, në Lindjen e Largët Ruse.

Një zjarr shpërtheu në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në klinikën kirugjikale të spitalit, i cili detyroi evakuimin e 128 njerëzve, ndërsa ndërtesa ishte e mbushur me tym.

Në të njëjtën kohë një ekipi mjekësht dhe infermierësh kryenin një operacion zemre tek një pacient në katin e mëposhtëm.

“Ne nuk mund të ndaleshim na duhej ta shpëtonim këtë njeri. Operacioni përfundoi pa ndonjë vështirësi,” tha Valentin Filatov, kryemjek në Rossiya 24.

“Nuk kishte panik”, tha një tjetër mjek, Antonina Smolina.

“Ishte e vështirë të vije zjarrin nën kontroll sepse ai ishte aktiv në të gjithë zonën, domethënë në 1,600 metra katrorë,” shpjegoi Konstandin Rimbalko, zëvendës drejtori i shërbimeve të urgjencës së zonës.

Sapo operacioni përfundoi dhe mjekët u siguruan që pacienti ishte mirë, ata e larguan atë nga spitali së bashku me të.

Pacienti u dërgua në një spital tjetër, sipas autoriteteve lokale.

Sipas të dhënave të para zjarri është shkaktuar nga një defekt elektrik.

 

 

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit