E rëndë: I riu nga Prizreni në rrezik për jetën, tentoi t’i jap fund jetës duke konsumuar ilaçe

Një 39-vjeçar nga Prizreni ka tentuar t’i jap fund jetës së tij, duke përdorur një sasi të madhe të medikamenteve, të cilat ia kanë përkeqësuar gjendjen shëndetësore.

Policia është njoftuar lidhur me rastin nga Emergjenca e Spitalit rajonal të Prizrenit, ku viktima është dërguar për trajtim pasi ka tentuar ta vras veten.

Burime nga ky spital kanë bërë me dije për Sinjalin se një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë informacionet e para për rastin.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Zyrtarët policorë kanë marrë një deklaratë nga nëna e 39-vjeçarit, e cila u ka thënë atyre se djali i saj edhe më parë ka përdorur medikamente qetësuese, por kësaj radhe ka konsumuar një sasi të madhe.

Për momentin, viktima është duke u trajtuar në repartin intensiv të spitalit dhe i njëjti është në rrezik për jetën, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

/GazetaSinjali/

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit