E shtuna me mot të ngrohtë e reshje shiu, e diela me vranësira

Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm. Të shtunën, i gjithë territori do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga jugperëndimi i vendit.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Reshjet me intensitet mesatar deri të lartë do të jenë në perëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse pjesët tjera do të kenë të intensitetit të dobët e herë-herë mesatar.

Temperatura më e ulët do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 deri në 14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga ana e jugperëndimit dhe perëndimit me shpejtësi 1 deri në 8 m/s, sipas Institutit Hidrometeorologjik, transmeton Klankosova.tv.

Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk parashihen reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Më Shumë

“Kjo krizë nuk është e re, ka filluar që në shkurtin e 2025-s”, Abrashi kritikon opozitën për bllokim të proceseve

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar opozitën se po bllokon institucionet dhe po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja. Abrashi tha se...

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Lajmet e Fundit