E trishtë/ Nëna e tre fëmijëve rrëmbehet, torturohet dhe vritet në SHBA

Një nënë e tre fëmijëve besohet se është rrëmbyer, torturuar dhe vrarë. Tara Strozier u raportua e zhdukur më 19 korrik dhe trupi i saj u gjet 10 ditë më vonë në një pellg.

40-vjeçarja u gjet e vdekur në Rock Island, përgjatë vijës shtetërore Oklahoma-Arkansas. Policia ende nuk ka konfirmuar sesi gruaja nga Arkansas ka vdekur.

Tre burra janë arrestuar në lidhje me vdekjen e saj me akuzën e rrëmbimit, torturës dhe vrasjes. Alex Davis, 30 vjeç, Austin Johnson, 23 vjeç dhe Kaelin Hutchinson, 24 vjeç. Ata u burgosën në lidhje me vdekjen e nënës së tre fëmijëve.

Policia dyshon se Strozier u torturua në një shtëpi të braktisur, para se të vritej dhe trupi i saj të hidhej në ujë. Nuk është konfirmuar se si Strozier e njihte të dyshuarin ose cili ishte motivi i vrasjes së saj.

Më Shumë

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Pas promovimit të Bajraktarit, FC Prizreni konfirmon edhe Azem Islamin në projektin me talentet vendore

FC Prizreni po vazhdon të konkretizojë projektin e ndërtimit të skuadrës mbi bazën e futbollistëve të dalë nga akademia e klubit. Pas promovimit të...

Lajmet e Fundit