-6.4 C
Prizren
E diel, 11 Janar, 2026

E vërteta për babain rahovecas që ngujoi fëmijët e tij

Dje është raportuar në media se policia ka arrestuar një person nga Rahoveci, i cili i kishte mbyllur dy fëmijët e tij të mitur në një dhomë me kushte të mjerueshme.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti, dy fëmijët e tij të mitur i ka mbyllur në një dhomë në gjendje të mjerueshme dhe, duke mos i lënë të dalin. Fëmijët janë marre nga zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale, e më pas, janë dërguar tek e ëma, ndërsa i dyshuari, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhej dje në raportin e policisë.

Lajmi.net ka mësuar detaje në lidhje me rastin.

Fillimisht, rastin në polici e ka paraqitur drejtoresha e shkollës fillore “Bekim Sylka” në Rahovec, Beatrisa Pista-Demiri, pasi kishte kuptuar se 2 nxënësit kanë munguar 10 ditë në shkollë.

Siç mëson lajmi.net, i dyshuari është i diagnostikuar me probleme mentale.

Mes tjerash, ai edhe në të kaluarën ka pasur raste të ndryshme në polici dhe i ka përsëritur ato disa herë.

I dyshuari që e ka bërë këtë vepër është i ndarë nga gruaja dhe nuk bashkëjeton me të.

Dje, me vendim të gjykatës, ai e ka humbur të drejtën e atësisë mbi fëmijët dhe, tani ata janë nën përkujdesjen e nënës.

Megjithatë, siç mëson lajmi.net, edhe nëna, e cila jeton me prindërit e saj, jeton në kushte të rënda financiare.

Më Shumë

Nga janari i këtij viti, Komuna e Rahovecit jep 600 euro për çdo lindje

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin për rritje të subvencionimit për çdo lindje, në 600 euro. Nga 500 sa ishte më parë, Latifi...

Aksion i Prokurorisë së Prizrenit, arrestohen ish-zyrtarë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve

Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është duke zhvilluar një aksion të gjerë policor në...

Lajmet e Fundit