5.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

“EC Ma Ndryshe” publikoi harëtn e ndërtimeve pa leje në Prizren

Banesa-ndertimOrganizta Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” publikoi sot analizën “Urbanizmi si lexim i qytetit” dhe Hartës së ndërtimeve pa leje në Prizren.

Valon Xhabali, Koordinator i Programit të Trashëgimisë Kulturore tha se analiza dhe harta e ndërtimeve pa leje në këtë qytet është realizuar  në kuadër të projektit “Urbanizm Ëatch – urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”, që përkrahet financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Harta e ndërtimeve pa leje është formë inovative e paraqitjes së rasteve të ndërtimeve të cilat bien ndesh me ligjin dhe parimet e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Në të njëjtën kohë, organizata shpalosi detaje nga analiza “Urbanizmi si lexim i qytetit”, ku ofrohen shembuj të transformimit të strukturës urbane të qytetit dhe degradimit që ka pësuar Qendra Historike gjatë dekadës së fundit, si rezultat i aktivitetit kaotik ndërtimor.

Rastet e paraqitura në Hartën e ndërtimeve pa leje janë vetëm një pjesë e punës monitoruese dhe hulumtuese e “EC Ma Ndryshe”, ndërsa kjo hartë do të vazhdojë të përditësohet rregullisht edhe me të gjeturat e tjera të aktiviteteve degraduese ndërtimore në qytet.

Analiza “Urbanizmi si lexim i qytetit” është një kritikë ndaj dinamikës kaotike të urbanizmit në Prizren në dekadën e fundit.
Analiza është e ndertuar rreth argumentit se ndërtimi gjatë kësaj periudhe ka qenë shkatërrues dhe ka sulmuar identitetin dhe shpirtin e qytetit. Ky transformim e ka shndërruar Prizrenin nga një qytet vernakular në një hapësirë pa dimensione. Bashkëngjitur kësaj komunikate mund ta gjeni tekstin e plotë të analizës.

Nga muaji korrik 2013, “EC Ma Ndryshe” nisur zbatimin e projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”. Nevoja për mbikëqyrjen e zhvillimeve në sektorin e urbanizimit ka rrjedhë si pasojë e zhvillimeve të shumta negative gjatë periudhës së pasluftës dhe tranzicionit që janë manifestuar me degradimin urban dhe planifikimin e pa-balancuar hapësinor. Projekti synon që të instaloj një sistem të monitorimit të përhershëm të aktivitetit shtetëror (dy nivelet e pushtetit dhe organet e drejtësisë) në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit urban në qytetin e Prizrenit, me theks të veçantë në Qendrën Historike të tij, për të siguruar rend urbanistik./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi shqyrton sfidat në aspektin e sigurisë në Prizren

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, të mërkurën, ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në...

Aktakuzë ndaj disa personave për tentimvrasje në Krajk të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër disa personave lidhur me një rast të tentimvrasjes që ka ndodhur më 22 maj në fshatin...

Lajmet e Fundit