12.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Edhe nga dy muaj paraburgim për katër të dyshuarit për grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nga dy muaj katër të dyshuarve për grabitjen në Suharekë, Bujar Basha, Besart Istrefi, Leutrim Cakolli dhe Trim Baraku. Ndërsa, për të dyshuarit Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri nuk ka pasur kërkesë për vazhdim apo ndryshim mase, andaj janë liruar në procedurë të rregullt.

Lajmin e ka konfirmuar Marcel Lekaj, udhëheqës i zyrës për informim dhe komunikim me media në këtë Gjykatë.

Katër të dyshuarve Basha, Istrefi, Cakolli dhe Baraku, masa e paraburgimit iu vazhdua deri më 30 prill 2024.

“Ju njoftojmë si në vijim: Të pandehurve: Bujar Basha, Besart Istrefi, Leutrim Cakolli të dyshuar për veprën penale Grabitja, dhe Trim Baraku i dyshuar për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, me datë 28.02.2024, Gjyqtarja e procedurës paraprake ka marrë AKTVENDIM dhe ka vazhduar masën e paraburgimit deri më datë 30.04.2024. Pas vlerësimit të kërkesës së Prokurorit të Shtetit për vazhdimin e paraburgimit, dhe pas vlerësimit të shkresave të lëndës, Gjyqtarja e procedurës paraprake ka gjetur se kërkesa e Prokurorit të Shtetit për vazhdimin e paraburgimit së masës së paraburgimit është e bazuar”, thuhet në përgjigjen e Lekajt për betimiperdrejtesi.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Aty thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake ka vlerësuar se me lënien në liri të të pandehurve të cilëve iu vazhdua paraburgimit, ekziston rreziku i arratisjes, sepse edhe pas kohës kur dyshohet se është kryer vepra penale të njëjtit kanë qenë në arrati deri në ditën e arrestimit përmes Policisë së Kosovës.

“Gjithashtu duke marrë parasysh se hetimet janë në zhvillim e sipër, ashtu që në pyetje do të merren dëshmitarët që ende nuk janë dëgjuar, dhe do të mblidhen edhe prova të tjera me qëllim të zbardhjes së rastit, nëse të pandehurit lihen në liri ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë, me çka do të pengojnë fazën hetimore. Gjithashtu me rastin e vazhdimit të paraburgimit Gjykata ka marrë parasysh faktin se të pandehurit edhe në të kaluarën janë të evidentuar si kryerës të veprave penale të ngjashme me aktgjykime të plotfuqishme, andaj me lënien në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale të ngjashme andaj është vlerësimi i Gjykatës se vazhdim i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm”, thuhet më tej në përgjigje.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Reshjet e borës e bëjnë me “bardhësi” Prevallën (VIDEO)

Pas reshjeve të shpeshta të shiut që kanë rënë këto ditë, kanë nisur edhe ato të borës. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar video nga Prevalla...

Alarmojnë shkencëtarët: Moti në Evropë më i paqëndrueshmi, pritet krizë klimatike

Shkencëtarët për ndryshime klimatike kanë paralajmëruar se një krizë klimatike pritet të përfshijë Evropën në vazhdim. Ata thonë se temperaturat po rriten në mënyrë drastike,...

Lajmet e Fundit