14.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Edhe një superfuqi ushtarake mbështet transformimin e FSK-së në Ushtri

Ambasada e Turqisë në Kosovë është deklaruar rreth transformimit të FSK-së në Ushtri, duke e mirëpritur këtë vendim.

Deklaratë nga Ambasada e Republikës së Turqisë në lidhje me ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor 2018, për transformimin e FSK-së në Ushtri:

Turqia, si një vend i Ballkanit dhe anëtar i NATO-s që kontribuon në KFOR dhe FSK, duke marrë në konsideratë ligjet e miratuara nga parlamenti i Kosovës më 14 dhjetor për transformimin e FSK-së në Ushtri si një e drejtë sovrane, gjithashtu konstaton deklaratat nga autoritetet kosovare të përshtatshme që procesi i transformimit, i cili pritet të zgjasë me vite, do të zhvillohet në mënyrë demokratike dhe do të përfshijë të gjitha komunitet e Kosovës brenda kornizës kushtetuese, në koordinim me NATO-n dhe në mënyrë që do të ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon, transmeton Koha.net.

Turqia, në përputhje me rëndësinë që i jep paqes dhe stabilitetit të rajonit, do të vazhdojë mbështetjen e saj për vazhdimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.

Kujtojmë, se deri tani transformimin e FSK-së në Ushtri, e kanë përkrahur SHBA-ja, Gjermania, Britania e Franca.

Më Shumë

Bashkimi në finale

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it. Pjesa e parë ishte...

Policia mban ligjëratë në Fakultetin Juridik në Prizren

Sot, më datë 06.05.2026, me ftesë të Prof. Dr. Kadri Kryeziut, Drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Faton Alija, së bashku me zëdhënësin rajonal të...

Lajmet e Fundit