Edhe parlamentarët kundër Tribunalit për UÇK-në

KuvendiKosoves5-27Kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, thotë se ende nuk ka asgjë zyrtare sa i përket Tribunalit ndërkombëtar për krime lufte të kryera në Kosovë.
“Te ne nuk ka ardhur asgjë. Me mua nuk ka biseduar askush për këtë çështje. Në Kuvend nuk ka ardhur asgjë zyrtarisht. Unë nuk kam asnjë arsye të merrem me këtë çështje, meqë zyrtarisht nuk e kam asnjë informacion”, ka thënë Krasniqi, raporton KTV.

As Ardian Gjini nuk di më shumë për këtë punë. Thotë se nuk ka marrë asgjë deri tash me shkrim.

Ndërkohë Visar Ymeri nga Vetëvendosje thotë se duhet të dihet qartë nëse ky tribunal krijohet vetëm për luftën e UÇK-së, atëherë është e papranueshme, nga se, sipas tij, lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare dhe Kosova duhet ta mbrojë atë.

“Është një lloj shkelje dhe imponimi nga jashtë. Nëse këto janë parimet themeluese të këtij organi, atëherë është i papranueshëm për ne”, ka thënë Ymeri, duke thënë se kjo do të shkonte në dëm të shtetësisë së Kosovës.

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Lajmet e Fundit