5.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Krasniqi nuk flet për dorëheqjen

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nuk ka bërë me dije nëse do të jap dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit, pas paralajmërimeve për themelimin e një partie të re.

Megjithatë, edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se nuk kanë ndonjë arsye për ta kërkuar dorëheqjen e Krasniqit.

I pari i Kuvendit ka thënë se lidhur me dorëheqjen e tij do të njoftoj me kohë kur dëshiron ai. “Ky është vendim që varet nga unë dhe unë kam obligime edhe për zhvillimet politike edhe për deputetët që më kanë votuar në seancën kur është zgjedhur kryesia e Kuvendit. Unë ju informoj me kohë. Jo kur doni ju por kur dua unë”, ka thënë Krasniqi.

Kurse, Adem Grabovci nga PDK, ka thënë se nuk e kanë si pikë të diskutimit dorëheqjen e Krasniqit. “Nuk kemi ndonjë arsye për të kërkuar dorëheqjen, nuk e kemi pas pikë të diskutimit. Çdo gjë është duke shkuar në Kuvend sipas planit”, ka thënë Grabovci.

Ai ka shtuar se PDK-ja nuk frikohet për mocionin e mosbesimit të qeverisë. Grabofci shtoi se PDK sërish do të dalë fituese dhe e ka bërë të qartë se do të bëjë koalicion me secilën parti që do t’i jap ofertën më të mirë dhe më të qëndrueshme duke mos e përjashtuar as Vetëvendosjen.

“PDK nuk është udhëhequr nga politika e përjashtimit të askujt jemi të përcaktuar të bashkëveprojmë me të gjitha partitë politike cila i jep ofertë dhe bashkëpunim më të mirë, do të jenë të gatshëm të bashkë qeverisim me të”, ka pohuar Grabovci.

Ndërsa, Ardian Gjini, kryetar i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka thënë se dita e enjte dhe premte do të jetë e rëndësishme për t’u ditur nëse është nënshkruar mocioni i mosbesimit, i iniciuar nga AAK-ja.

Gjini ka shtuar se disa deputet të Kuvendit janë duke hezituar që t’ia shkurtojnë mandatin vetes, prandaj nuk po e nënshkruajnë mocionin.

Sipas tij, nëse ky mocion nuk i merr nënshkrimet e duhura ka metoda të ndryshme për t’u shpërbërë kuvendi. Ai ka thënë se edhe nëse krijohet Partia e re e Krasniqit mund ta bëjë shpërbërjen e Kuvendit.

“Nëse nuk e arrijmë numrin e duhur nuk do të procedojmë me mocion nuk ka çfarë të ndodh tjetër. Ka metoda të ndryshme për shpërbërjen e kuvendit nuk është mocioni i mosbesimit për qeverinë është edhe një vendim vet i kuvendit. Po e them edhe një herë disponimin që e kanë disa deputet është që të vazhdojnë të paguhen dhe mos ta shkarkojnë vetveten mirëpo do të ketë ngjarje që do ta determinojnë”, ka thënë Gjini.

Ismet Beqiri, kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se nuk do ta nënshkruajnë mocionin e AAK-së, edhe pse ende mendojnë se kjo qeveri nuk ka punuar mirë asnjëherë.

Ai ka thënë se LDK nuk ka asnjë marrëveshje me Thaçin për bashkëqeverisje, duke thënë se PDK-ja do të mbetet opsioni i fundit i tyre për të bërë koalicion.

“Për çdo çështje që ka të bëjnë me zgjedhjet ne i debatojmë në Këshillin e Përgjithshëm edhe për koalicione. PDK është e fundit nëse LDK-ja nuk ka asnjë zgjidhje atëherë veç nëse mbështetemi për muri sepse PDK-ja nuk është alternativë e bashkëqeverisjes me LDK-në. Dhe unë jam ndër ata që nuk jam dakord. Besoj se LDK-ja do t’i fitoj zgjedhjet dhe pasi t’i fitoj zgjedhjet vendos për partner të koalicionit ”, ka shtuar Beqiri.

Edhe Visar Ymeri, kryetar i Grupit Parlamentar të VV-së, ka theksuar se nuk do ta nënshkruajnë një mocion të tillë.

“Vetëvendosja po të mos kishte dashur nuk e kishte nisur iniciativën në vitin 2011. VV-ja mendoj se në këtë drejtim ka qenë e para dhe e vendosur por nuk ka gjetur rrugën e njëjtë te partitë e tjera opozitare për ta nënshkruar një opsion të tillë”, ka thënë Ymeri.
(KosovaPress)

Më Shumë

Nektari i luginës së harruar

Enver Sulaj Unë nuk mund të hyj në vetminë tënde As në trishtimin tim në ditën e kryqëzimit Kur turma ulërinte drejt qiellit skëterrë. Unë nuk mund ta...

Malishevë: Arrestohet një person për sulm seksual

Një person është arrestuar nga policia në Malishevë. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër. Rasti është raportuar të mërkuren, më 17 prill rreth...

Lajmet e Fundit