8.8 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Edhe Shqipëria bojkoton ceremoninë e ndarjes së Nobelit për Handken

Ambasada e Shqipërisë në Suedi, përmes një letre dërguar organizatorëve të Ceremonisë së Çmimit Nobel, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Ky vendim, sipas shkresës së Ambasadës, thotë se vjen, ndër të tjera, “si shenjë proteste kundër përkrahjes dhe mbështetjes që z. Handke i ka dhënë Sllobodan Millosheviqit, këtij kasapi të Ballkanit, i cili urdhëroi masakra të shumta gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë”.

“Ambasadori i Shqipërisë do të bojkotojë pjesëmarrjen në ceremoninë e dhënies së çmimit. Ai e ka marrë ketë vendim mbi të gjitha për të shprehur solidaritetin me vuajtjet e asaj kohe të vëllezërve shqiptarë në Kosovë, të cilët e pësuan tepër rëndë nga gjenocidi serb i Millosheviqit”, shkruan në njoftimin e publikuar nga kjo Ambasadë, raporton Koha.net.

Ditë më parë, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se delegacioni i Kosovës do të bojkotojë këtë ceremoni për faktin se Handke, laureati i Çmimit Nobel për Letërsi 2019, ka mbështetur politikat e liderit të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.

Ai i kishte bërë thirrje edhe delegacionit të Shqipërisë që të veprojë njëjtë.

Më Shumë

Bashkimi U16 kampion i Kupës së Kosovës për meshkuj

Bashkimi U16 ka triumfuar në Kupën e Kosovës për meshkuj U16, pasi në finalen e zhvilluar në Pejë mposhti ekipin Kerasani me rezultat 76:56. Arman...

Prizreni pa pikë në udhëtim, mposhtet nga Dinamo

Prizreni është rikthyer pa pikë nga udhëtimi në Ferizaj, pasi u mposht me rezultat 2-0 nga Dinamo në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit kaluan...

Lajmet e Fundit