9.4 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Edhe sot mjaft nxehtë, nga nesër temperaturat në rënie

Temperatura të larta parashihen ditën e enjtë në vend, me maksimale deri në 35C e 36C, megjithë një rënie të lehtë, njofton Prishtina Weather.

Nga mesdita priten zhvillime të vransriave, që edhe shoqërohen me rrebeshe shiu e bubullima. Këto rrebeshe mund të shtrihen në pjesë tjera të vendit, duke marrë veçori të ndonjë stuhie çasti, me erëra të fuqishme dhe lokalisht me breshër. Temperaturat minimale zbresin në 18C e 21C, derisa erërat frynë të lehta dhe mesatare nga veriu e verilindja 4-9m/s

Nga dita e premtë temperaturat pësojnë një rënie, por që mbetet ende nxehtë. Rrebeshet mund të jenë më të izoluara orëve të pasdites. Të shtunën në pjesë të vendit do të ketë më shumë zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave, që në raste marrin veçori të stuhive më të ashpra me shi e breshër. Të dielen më shumë intervale me diell, e temperaturat zbresin në 30C.

Koncentrimet e ozonit sipërfaqësor po mbesin në vlera të rritura ditëve të ardhshme, si rezultat i motit më të nxehtë, me më shumë intervale me diell. Indeksi do të kaloj në vlera mesatare të ndotjes, kryesisht orëve të pasdites.

Më Shumë

Policia shqiptoi rreth 2,500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka nxjerr statistikat e përgjithshme të 24-orëve të fundit. Sipas të dhënave të policisë, gjatë 24 orëshit të datës 17.03.2026, u shqiptuan...

Ministria e Mbrojtjes mbajti takim në Prizren për rekrutimin në FSK

Ministria e Mbrojtjes ka organizuar në Prizren një takim informues për të rinjtë në kuadër të fushatës për rekrutimin e ushtarëve në Forcën e...

Lajmet e Fundit