11.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Edhe sot protesta kundër Jabllanoviqit

Jabllanoviq15Sot qytetarët e Pejës do të protestojnë kundër deklaratave fyese të zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Aleksander Jabllanoviq, drejtuar qytetarëve të Gjakovës. Po ashtu, një aktivitet do ta organizojnë edhe shoqatat e të pagjeturve.
Aktiviteti i shoqatave të të pagjeturve do të organizohet pranë Ministrisë së Kthimit në Fushë Kosovë, dhe do të përkrahet edhe nga studentët. Protesta do të vazhdojë edhe nesër në Gjakovë, qytetarët e së cilës, Jabllanoviq i quajti “egërsira”.

Ndërkohë, dje studentët e Universitetit të Prishtinës kanë vendosur në rrethojat e objektit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, në Fushë Kosovë, mbishkrimet “Kosova nuk është Metohi, nuk është Serbi, Kosova është Republikë”.

Ata kërkuan nga kryeministri Isa Mustafa, shkarkimin e Jabllanoviqit. Studentët dolën me një aktivitet simbolik duke vendosur edhe fotografi të gjenocidit në rrethojat e ministrisë.

Në këtë mënyrë, ata duan të ia rikujtojnë Jabllanoviqit, masakrat që Serbia i bëri gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Më Shumë

Prizren, ndahet nga jeta mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi

Mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi ka ndërruar jetë, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim në mesin e familjarëve, kolegëve dhe brezave të shumtë të nxënësve...

Peja 03 – Bashkimi, sonte në Prizren luhet finalja e madhe e Ligës Unike për femra

Sonte në Prizren do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës Unike për femra, ku për trofeun do të përballen dy skuadrat kosovare, Peja 03...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit