-1.1 C
Prizren
E hënë, 25 Tetor, 2021

Edukimi brenda mureve

Shoqëria njerëzore karakterizohet nga bashkëjetesa e lumtur dhe pa dallime mes njëri-tjetrit. E këtillë është me shekuj të tërë, pavarësisht rasteve, kur e njëjta u përzgjodh që, nga fati, a fatkeqësia, të kalonte çaste të vështira, dhe, sërish të dilte e fortë për rrugëtimin e nesërm.

Një shoqëri e arrirë njerëzore, e përbërë nga mendje të ndritura dhe me plot dishepuj pas vetes, nuk do të thotë se e tillë llogaritet vetëm për numrin e duartrokitjeve në raste të caktuara, kur veprimet e ndryshme (me mbizotërim të atyre me natyrë pozitive), bien në sytë e një mase të tërë dhe bëhen shkak që për të njëjtat të diskutohet edhe në ditët në vazhdim, por, një shoqëri që edukimin e vërtetë e realizon brenda mureve, duke mos e përjashtuar asnjërën gjini.

Edukimi brenda mureve, nuk duhet të kuptohet si një edukim që vjen si pasojë e mbylljes njerëzore, dhe për të njëjtën kujdesen njerëz të caktuar (përfshirë në këtë rast, personat mbi/nën moshën 18-të vjeçare, të cilët nga gabimet e njëpasnjëshme, ose, nga rrugët e këqija, merren nën mbrojtje të personave edukues/rehabilitues, ose dënohen për një periudhë të caktuar kohore), por, ka të bëjë me edukimin, të cilin e japin prindërit, që në moshën më të hershme për secilin fëmijë.

Pra, del që, ky emërtim, ka të bëjë me muret e një shtëpie, (pavarësisht se sa e madhe është e njëjta dhe sa dritare ia sigurojnë dritën brenda) në të cilën, njerëzit i marrin jo vetëm mësimet e para, por, edhe modelet se për ç’gjëra duhet të luftojnë në jetë, ç’të synojnë për të njëjtën, si të vlerësohet tjetri/tjetra edhe në qoftë se është më i/e dobët dhe i/e brishtë, si të mbrohet njeriu dhe sa të luftohet për të drejtën, lirinë dhe paqen e këtij të fundit.

Falë edukimit të drejtë, fëmija (qoftë djalë apo vajzë) do të arrijë ta shohë botën ashtu siç është në të vërtetë, e barabartë për të gjithë dhe me frymë lirie, pa u udhëhequr nga egoja dhe ambicia e tepruar kundrejt gjërave që ia tërheqin sytë dhe për të njëjtat, guxon të pamundurën.

Vetëm nga një edukim i tillë, këndvështrimet e tij/saj nuk do të jenë për t’u kritikuar dhe gjykuar nga të tjerët, por, do të përkrahen dhe do të merren si shembuj të denjë. Sepse, nëse gjithçka që ka të bëjë me njeriun, është veprimi i tij (varësisht natyrës pozitive a negative) ai që bie më së shumti në sy, atëherë për të njëjtin, duhet të kujdeset një edukues/udhëheqës i drejtë.

Ky i fundit, me gjithë forcën dhe shpirtin e tij do e ndihmojë/udhëzojë atë (vajzën apo djalin), që, në mënyrën më të mirë ta dojë femrën, si dhe ta mbrojë atë nga (për)dhunimi, keqpërdorimi ose vrasja; ta respektojë mashkullin për aq kohë sa ai qëndron në vendin e vet dhe nuk bëhet pengesë ose shkak i fatkeqësive shoqërore; ta ndihmojë arritjen e lumturisë për secilin njeri, synim ky edhe i vetë natyrës, edhe kur e njëjta jep vetëm pika, dhe asnjëherë të plotën; ose, në raste të caktuara, të bëhet zëri që ngrihet për një bashkëjetesë shembullore.

Andaj, që të mos arrihet deri te e keqja e përgjithshme shoqërore, një prind duhet të dijë se fryma është e njëjtë për secilin fëmijë, si për djalin, ashtu edhe për vajzën, dhe se e njëjta nuk duhet të ndahet në bazë të përcaktimit gjinor. Sepse, nëse brenda mureve jetojnë, rriten dhe frymojnë të dy gjinitë, atëherë, asnjërës palë nuk duhet t’i jepet përparësi. Edukimi duhet të jetë i njëjtë, për aq kohë sa edhe fryma e tjetrit ka vlerë të madhe dhe meriton të jetojë.
Le të edukojmë sot, që të mos lotojmë nesër!

Shkroi – Adelina Xhaferi

Më Shumë

Avdyli: Prizreni s’ka kohë t’i kthehet pushteteve korruptive

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, i cili bën pjesë në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kandidati i kësaj partie për...

Dy rrëfime për Petro Markon kur shkoi në Mesaplik

1. Luftëtari i Spanjës ,shkrimtari Petro Marko sëbashku me shkrimtarin Shevqet Musaraj, aty nga viti 1958 zunë rrugën e Lumit të Vlorës ,i pari si...

Biden thotë se SHBA do të mbrojë Tajvanin nëse Kina sulmon

Presidenti amerikan Joe Biden tha se SHBA-ja do ta mbronte Tajvanin nëse Kina do të sulmonte. “Po, ne kemi një angazhim për ta bërë këtë,”...

Trajneri i Malishevës, Thaqi: Mungesat dhe gjykimi i dobët në penalizuan

Malisheva ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Ulpianës, duke rrëshqitur drejt pjesës së poshtme të renditjes. Trajneri Arsim Thaqi ka thënë se mungesat e shumta...

Ajo

  Flaka e saj e lodhur Nga bredhjet poshtë e lartë Po t’i dëgjon qeshjet edhe në heshtje Po pa ia vyshkur shpresën. Me flakë përsëri ka më të...

Poeti kombëtar

Fjala e mbajtur në Shkodër me rastin e promovimit të veprave të Gjergj Fishtës, në shënim të 150-vjetorit të lindjes së tij. Nga: Sabri Hamiti Të...

Këngëtarja e njohur refuzon dy herë ftesën e “Big Brother VIP”

Teksa në shtëpi pritet të hyjnë banorët e rinj, këngëtarja e njohur kosovare, Mihrije Braha sipas burimeve të emisionit “Prive” ka refuzuar dy herë...

Ish-udhëheqësi i Stacionit të Autobusëve në Malishevë nuk e kundërshton aktakuzën për korrupsion

I akuzuari, Luan Morina, ish-ushtrues i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv në Ndërmarrjen Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”, në Malishevë, nuk e ka kundërshtuar aktakuzën,...

Malishevë /Dënohet me 2 mijë euro gjobë pasi pranoi se iu shmang tatimit mbi 50 mijë euro

I akuzuari Hazir Krasniqi, është dënuar me 2 mijë euro gjobë pasi e ka pranuar fajësinë se për periudhat 2016, 2017 dhe 2018, iu...

Ylli shkëlqen edhe në Superkupën Mbarëkombëtare

Golden Eagle Ylli ka fituar Superkupën Mbarëkombëtare, duke mundur Sigal Prishtinën me rezultat 76:67 (17:16, 23:14, 15:18, 21:19). Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë dhe...

Ikin nga 123 mjekë, Kosova në rrezik të mbetet edhe pa 1200 specialistë

Ikja e mjekëve nga Kosova po vazhdon edhe në këtë kohë pandemie, kushtet jo të mira në punë, paga e ulët dhe synimi për...

Komuna e Prizrenit pa përfaqësues ligjor, kërkon të shtyhen seancat ku është palë në procedurë

Komuna e Prizrenit përmes një shkrese drejtuar Gjykatës Themelore në Prizren, ka kërkuar që të shtyhen të gjitha seancat e parapara, ku palë është...

Vetëm 5 ditë fushatë zgjedhore për raundin e dytë

Subjektet politike dhe kandidatët do të kenë 5 ditë kohë të zhvilluar fushatën zgjedhore, raporton Ekonomia Online. Kështu ka bërë të ditur, Zëdhënësi i KQZ-së,...

Konfirmohen testet finale për anti-drogë ndaj Wilderit dhe Furyt

Tyson Fury dhe Deontay Wilder kanë kaluar të dy testet e fundit të drogës pas përplasjes së tyre të tretë dhe të fundit në...

Raporti i ngecjes së BE-së

Blerim Shala Raporti vjetor i vendeve i Komisionit Evropian, i bërë publik këtë të martë, (me 19 tetor), është Dokumenti kryesor i Brukselit me të...

Aktakuzë ndaj një personi për falsifikim të parave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër një personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale...

Lajmet e Fundit