-4.2 C
Prizren
E mërkurë, 19 Janar, 2022

Niçe: Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa, në vegla dhe në armiq

Më 25 gusht të vitit 1900, vdiq njëri nga filozofët më të shquar gjerman, Friedrich Wilhem Nietzsche.

Nietzsche ka qenë një kritik i ashpër i Krishtërimit (dhe i fesë në përgjithësi), i idealizmit gjerman, i Feminizmit dhe i modernizmit në përgjithësi. Ai konsiderohet si një mjeshtër i vërtetë i aforizmave filozofike të krijuara në formë eksperimentale.

Për këtë arsye, ai është urryer, adhuruar, keq-interpretuar dhe ndoshta mbetet edhe sot e kësaj dite filozofi më i vështirë për t’u kuptuar.

Sot, KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura të këtij filozofi i cili konsiderohet i pavdekshëm me veprën e madhe që la pas.

“Nuk jam i hidhëruar me ju sepse më keni gënjyer, jam i mërzitur sepse nga tani e tutje nuk mund të ju besojë më.”

“Ata shiheshin duke vallëzuar, mendoheshin si të çmendur prej atyre që s’mund ta dëgjonin muzikën.”

“Ti ke rrugën tënde, unë rrugën time. Sa për rrugën e drejt, rrugën e duhur, ajo nuk ekziston.”

“Duhet të kesh kaos përbrenda për t’i dhën jetë një ylli vallëzues.”

“Ndonjëherë njerëzit nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën sepse nuk duan që iluzionet e tyre të shkatërrohen.”

“Njeriu i dijes jo vetëm që duhet të jetë në gjendje t’i dojë armiqt e vetë, por gjithashtu edhe ti urrejë miqt e vetë.”

“Nuk mund të besoj në një Zot i cili përgjatë gjithë kohës dëshiron të jetë i lavdëruar.”

“Kur jemi të lodhur, ne sulmohemi nga idetë të cilat i kemi pushtuar shumë kohë më parë.”

“Gjarpëri që nuk mund ta flak tutje lëkurën e tij, vdes. Njësoj është edhe me mendjet të cilat pushojnë së ndryshuari mendimet e tyre; ato pushojnë së qenuri mendje.”

“Tek individët, marrëzia është e rrallë; mirëpo tek grupet, partitë, kombet dhe epokat, ajo është rregull.”

“Përparësia e një kujtese të dobët është se njeriu, i shijon disa herë gjërat e njejta sikur për herë të parë.”

“Njeriu është kafsha më mizore.”

“Besimi: të mos duash ta dish cila është e vërteta.”

“Një shëtitje e zakonshme nëpër çmendinë tregon se besimi nuk vërteton asgjë.”

“Keni kujdes kur i luftoni bishat, që edhe ju vetë të mos bëheni bishë pastaj…. Sepse kur e vështron me ngulm për kohë të gjatë humnerë, edhe humnera ju vështron juve.”

“Nuk ekzistojnë sipërfaqe të bukura pa thellësitë e tmerrshme.”

“Në botë ekzistojnë dy lloje njerëzish: ata që duan të dijn dhe ata që duan të besojnë.”

“Ajo që është bërë nga dashuria, është gjithmonë përtej së mirës dhe së keqe.”

“Heshtja është më e keqja; të gjitha të vërtetat që mbahen të heshtura bëhen helmuese.”

“Fijet e padukshme janë lidhëset më të forta.”

“I vetmuari i’a zgjat dorën shumë shpejt kujtdo që e ndesh.”

“Ndoshta unë e di se përse vetëm njeriu qesh; vetëm ai vuan aq thellë sa që i është dashur ta shpik qeshjen.”

“Në fund të fundit është dëshira, dhe jo e dëshiruara ajo që e dashurojmë.”

“Edhe sot si gjithmonë, njerëzit ndahen në dy grupe: skllevërit dhe të lirët. Kushdo që nuk i ka 2/3 e ditës për veten e vetë, është skllav, pavarësisht nëse është burrështetas, biznesmen, zyrtarë ose profesor.”

“Ata e turbullojnë ujin për t’u dukur më i thellë.”

“Ekziston më shumë mençuri në trupin tuaj se sa në filozofinë tuaj më të thellë.”

“Në të vërtetë, shpresa është më e keqja sepse ajo i zgjat vuajtjet e njeriut./ KultPlus.com

Më Shumë

E plagosi në këmbë vetëm pse i ra borisë në kolonë, 1 muaj paraburgim për prizrenasin

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji L.V., i dyshuar për vrasje në tentativë dhe mbajtje në pronësi të...

Në fund të betejës së gjatë ligjore, pasuria e Prince vlerësohet me 156.4 milionë dollarë

Pasuria e këngëtarit amerikan të ndjerë të popit Prince, emri i plotë i të cilit është Prince Rogers Nelson, përfshirë katalogun e tij të...

E rëndë: 16 vjeçari shqiptar tenton t’i japë fund jetës

Një 16-vjeçar ka tentuar të vetëvritet në Prrenjas. Policia bën me dije se në fshatin Qukës Shkumbin, Prrenjas, në banesë, një 16 vjeçar ka tentuar...

EFL Cup/ Tottenham-i Conte-s për revansh ndaj Chelsea-t

EFL Cup do të luajë këtë të mërkurë sfidën e kthimit mes Tottenham-it dhe Chelsea-t. Ndeshja luhet për gjysmëfinalet e këtij kompeticioni. Në takimin e...

Mbi disa dokumente të ruajtura në arkivin e Gjeçovit

Shkruan: Hajdar Mallaku Kishte njerëz shpirtëngushtë që pyetën se ku shkuan ato dokumente për të cilat po flitej, pse ranë mu në dorë të tij,...

Fejohen Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

Një dolli është për aktoren Megan Fox dhe rep artistin, Machine Gun Kelly – pasi që çifti ka bërë të ditur se janë fejuar. Fox...

“Meka Halal Food” ua jep punëtorëve edhe pagën e 14-të

Kompania vendore “Meka Halal Food”, e cila merret me prodhimin dhe përpunimin e produkteve të mishit, ka bërë me dije se punëtorëve të kompanisë...

Rahovec/ E lidhën dhe e rrahën babanë e tyre pasi u kanosi nënën, gjykata i lë në paraburgim të tretë

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurit B.B, i cili dyshohet se kanosi...

Totaj shprehet i gatshëm për të mbështetur “Loyola-Gymnasium” në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim drejtorin ekzekutiv të ALG “Loyola-Gymnasium”, Elias Koller, drejtorin e Gjimnazit “Loyola”, Enver Sulaj...

Prizren, në zyrën e një kompanie persona të panjohur vjedhin një armë

Një person nga Prizreni ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë depërtuar brenda zyrës në kompaninë e tij ku edhe...

Pas Gjermanisë, edhe Austria me raste rekorde të Covid-19

Gazeta austriake, “Kronen Zeitung”, raportoi se Austria ka shënuar shifër rekorde të rasteve ditore me Covid-19 me 18.427 infeksione për 24 orë, në të...

Lirohen nga akuzat për korrupsion dy zyrtarët e Komunës së Mamushës

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim lirues për Cafer Morinën  ish-drejtor i Arsimit në Mamushë dhe Rifat Krasniç, drejtor i shkollës “Ataturk”, të...

Raportohet një person i zhdukur në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për një person të zhdukur në Prizren. Rasti ka ndodhur më 9 janar. “09.01.2022-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nipi...

771 raste të reja me Covid në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orë e fundit 771 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar...

Një muaj paraburgim ndaj gruas në Prizren që dyshohet se kanosi partnerin

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë, të pandehurës S.H., për shkak të dyshimit të bazuar se...

Vetëvendosje në Prizren mbetet pa një asambliste, ja kush dha dorëheqje

Asamblistja në komunën e Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nazife Kokollari – Tahiri, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik. Asamblisja...

Lajmet e Fundit