Egjipt, dënohen me vdekje 36 persona për sulmet ndaj kishave

36 persona janë dënuar me vdekje në Egjipt, pasi akuzohen se kanë marrë pjesë në tri bombardime vdekjeprurëse nëpër kishat e krishtera, përgjegjësinë për të cilat e mori ISIS.

Në prill të vitit 2017, 46 persona u vranë në dy sulme vetëvrasëse me bomba në dy kisha, një në qytetin Tanta dhe një në Aleksandria.

Ndërkaq, gjatë një sulmi vetëvrasës në një katedrale në Kajro, në dhjetor të vitit 2016 u vranë 28 njerëz.

Të dënuarit janë në mesin e 48 personave që janë akuzuar për bashkim në grup terrorist, pengim të punës së institucioneve shtetërore dhe dëmtim të unitetit kombëtar dhe sigurisë.

Dënimet me vdekje të shqiptuara nga gjykata ushtarake në Egjipt, duhet t’i dërgohen edhe autoritetit më të lartë ligjor islamik, Myftiut të Madh, i cili do të japë mendimin e tij.

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit