Hashim Thaçi i harron vizitat e Dora Bakoyannis dhe Evanegelos Venizelos në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, sot e ka pritur një politikan të rëndësishëm europian, Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikolaos Kotzias.

Mirëpo, në llogarinë e tij në Facebook, dhe në komunikatën zyrtare, ai e ka bërë një gabim të madh duke shkruar se kjo është “vizita e parë zyrtare e një shefi të diplomacisë greke në vendin tonë”.

Në të vërtetë, dy ish ministra të jashtëm grekë e kanë vizituar Kosovën në të kaluarën, njofton Klan Kosova.

Ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakoyannis, ka qëndruar në Prishtinë më 3 shkurt 2009, kurse Ministri tjetër i Jashtëm i Greqisë, Evanegelos Venizelos e ka vizituar kryeqytetin kosovar më 19 shkurt 2014.

Thaçi ishte takuar me të dy.

Dora-Thacivenizelos_thaci

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit