Emrat e të dyshuarve në rastin e tenderit për furnizim me armë në Policinë e Kosovës

policia e eulexitGjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për vepra të ndryshme penale, përfshirë – krim të organizuar; furnizim, transportim, këmbim apo shitje të paautorizuar të armëve; mashtrim; dhe shpërdorim të pozitës zyrtare apo autoritetit.

Koha.net mëson se personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuza, janë: Armend Selimi, drejtor/kryeshef ekzekutiv i kompanisë “NTP Friends”, Astrit Pira, Drejtor Udhëheqës i “NTP Jolix” dhe bashkë-drejtor i padeklaruar dhe punonjës në “NTP Friends”, Xhevahire Gjonbalaj, Drejtoreshë e Prokurimit në Policinë e Kosovës, Kadrush Koliqi, Udhëheqës i Divizionit për Armë dhe Municion, Departamenti për Siguri Publike në MPB dhe Ragip Bunjaku, Ndihmës-drejtor gjeneral i Shërbimeve Mbështetëse në Policinë e Kosovës.

Pretendimet kanë të bëjnë me procesin e tenderit për furnizimin me armë, municion dhe pajisje për mbikëqyrje për Policinë e Kosovës (PK).

Të pesë të pandehurit janë arrestuar më 5 tetor të vitit 2011.

Më Shumë

Sot Çekia-Kosova: Dardanët synojnë rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në Pragë luan kundër Çekisë, në një ndeshje miqësore. Çekët dhe Dardanët do të përballen në Epet Arena, në...

Fëmijët pushtojnë skenën e poezisë në Malishevë, 1 Qershori festohet me vargje dhe krijimtari

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Malishevë u organizua aktiviteti “1 Qershori Poetik i Fëmijëve”, i cili mblodhi nxënës, poetë dhe dashamirë...

Lajmet e Fundit