26.3 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

Enver, sa shtete e kanë njohur Kosovën?

Enver HoxhajjMinistria e Punëve të Jashtme ende s’ka hartuar një listë me numrin e saktë të shteteve që e kanë njohur Republikën e Kosovës. Sipas faqes zyrtare të MPJ-së, 96 është numri i shteteve që deri më tani ia kanë njohur subjektivitetin Kosovës.

Aty figurojnë shtete për të cilat nuk ka nota verbale, derisa janë injoruar vendet që kanë konfirmuar njohjet, shkruan Koha Ditore.

Zyrtarë të Ministrisë së Jashtme kanë thënë se me njohjen e fundit nga Ishujt Solomon- ishull në Oqeani, numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën ka shkuar në 108. Paqartësitë rreth njohjeve ata i kanë arsyetuar me ridizajnimin e faqes, për të cilën ishte thënë se do të përditësohet qysh në shkurt të këtij viti.

“Kur të bëhet dizajni dhe plani i faqes së re do të vendosen edhe njohjet e sakta. Aktualisht faqja është në mirëmbajtje minimale. Por janë 108 njohje dhe lista e njohjeve është në Ministrinë e Jashtme”, ka thënë zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

Më Shumë

E mitura e zhdukur në Nashec të Prizrenit kthehet në shtëpi, vëllai ende në kërkim

Një rast i zhdukjes së dy të miturve nga fshati Nashec i Prizrenit është raportuar më 13 gusht 2025, rreth orës 23:00, nga ankuesi...

Detaje shtesë nga policia për arrestimet në Prizren/Pesë persona të arrestuar për bixhoz të paligjshëm

Policia e Kosovës ka bërë të ditur detaje shtesë lidhur me një aksion të zhvilluar një ditë më parë në qytetin e Prizrenit, ku...

Lajmet e Fundit