2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Epoka e UÇK-së, para gjyqit!

Zafir Berisha 

Që nga pas lufta, fushata kundër luftës së UÇK-së dhe ekspenentëve të saj nuk është ndalur asnjëher.

Nostalgjikët e Jugosllavis, kumarët dhe të privilegjuarit e Serbisë dhe bashkëpuntorët e tyre, në qershorin e vitit 1999 u gjendën si peshku në zall, sepse kishte përfunduar epoka e jugosllavëve dhe serbofilëve shqipëtar.

Ata shumë shpejtë e gjetën vetën si pakurrizor që janë, duke u infiltruar në kuadër të regjimit të UNMIK-ut, mision ky ndërkombëtar i cili përbëhej edhe nga përfaqësues të shteteve jo mike të Kosovës, të cilët edhe sot (2023) nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Ata (bashëpuntorët e Serbisë) me ndihmën e Rusisë dhe përfaqësueve të vendeve tjera mike të Serbisë në kudër të UNMIK-ut, u inkorporuan nëpër institucionet e përkohshme të Kosovës diku si përkëthyes, policë dhe detyra tjera administrative.

Të gjendur në rrethana të reja, ata (bashëpuntorët e Serbisë) rivendosën lidhjet me patronët e vjetër në Beograd dhe vazhduan misionin e tyre me detyra të reja, duke luftuar çdo gjë që është vlerë në Kosovë, me theks të veçantë ish luftëtarët e UÇK-së dhe veprimtarët politik e të çështjes kombëtare.

Gjuha e urrejtjes, shpifjet, linçimet dhe propaganda përqarëse mbi baza politike, krahinore, fetare e gjuhësore, u bë “modë” në diskursin publik e që ndikoj jashtëzakonisht shumë në jetën politike, sigurisë, ekonomike e sociale në Kosovë.

Viktima të këtij truku të sponzorizuar nga Serbia, përmes argatëve të vetë në Kosovë, ranë shumë qytetar dhe një pjesë e “veprimtarve” që ora ju ishte ndaluar në vitin 1999 dhe që ishin bërë target i lehtë për “peshkim” nga Serbia dhe njerzit e saj!

U vranë në rrethane të pasqaruara shumë luftëtar të UÇK-së e veprimtar politik, u shantazhuan e u arrestuan me akuza të sajuara nga Serbia dhe argatët e saj, si dhe u burgosën qindra luftëtar të UÇK-së në emër të “drejtësis” nga soji i prokurorit italjan Salustro, në UNMIK me vonë EULEX, i cili pasi përfundoj të misionin e tij në Kosovë, shkoj si këshillëtar te kryeprokurori i prukuroris në Serbi.

Misionarët e Serbisë në Kosovë, u kujdesën veçenarsht në luftën propagandistike përmes mediave të shkruara dhe elektronike që ndikuan në “shpërlarjen e trurit” te një pjesë e madhe e qytetarve me mendim të kufizuar kritikë.

Nuk ka kaluar asnjë ditë e vetme pa ndonjë kronik të zez, shpifje dhe linçim të pregaditur në kuzhinat e Beogradit, që i referohej ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së, edhe pse lufta dhe UÇK-së misionin e kishin përfunduar me 12 qershor 1999.

Serbia e dinte se themeli i shtetit të Kosovës është UÇK-së, prandaj investoj shumë në dëmtimin e imazhit të saj, përmes lajmeve të rrejshme nëpër paqavura informtive, të cilat përkëthenin dhe transmetonin “lajmet” e Tanjugut serbë dhe Sputnikut rusë në Kosovë.

Serbia në luftën e saj për zhbërjen e shtetit të Kosovës, përveç investimit në Kosovë, u angazhua edhe me diplomacin e jashtëme, ku target kisht UÇK-së.

Sherbimi sekret serbë BIA, angazhoi me mision ambasodor në Zvicër Milan St. Protiq, i cili regrutoj dhe furnizoj me dosje të sajuara nga Serbia për UÇK-së senatorin Dick Marty, i cili në bazë të atyre matrialeve hartoj edhe raportin e tij në vitin 2010 për Këshillin e Evropës.

Në këtë dretim, Serbia kishte mbeshtetjen e pakursyer të Rusisë e cila loboj fuqishëm në Këshillin e Evropës që ky raport të miratohet, nga ku edhe do të filloj themelimi i mostrumit politik në Hagë i cili tashmë ka nxerrur në bankën e akuzës EPOKËN E LAVDISHME TË UÇK-së!

Serbia me argatët e saj, pasi e qitën në binarët e vetë Gjykatën Speciale në Hagë, u kudesën me përkushtim që të ndryshoj edhe klimën plitike dhe institucionale në Kosovë, me iden që EPOKA E UÇK-së në Hagë të mos ketë mbeshtetje.

Ata (Serbia) vazhdoj të investoj shumë në luftën propakandistike me sllgoganin “Kosova është shkatërruar që nga pas lufta, duke ja atribuar këtë “shkatrrim” eksponentëve të UÇK-së dhe klasës politike që ka qeverisur, dhe në të njejtën kohë duke i joshur trushpërlarët, se para luftës dmth në kohën e Serbisë kemi qenë mirë, jo sot!!!

Pasi Serbia me investimet e mëdha të financuara edhe nga mafia energjetike në Ballkan, e pru në pushtet një sektë politik i cili çdo gjë është vetëm parti jo, e që po qëndron indiferent me atë që po ndodhën në Hagë, ajo (Serbia) po pretën fitore kundër UÇK-së dhe Kosovës.

Mirpo populli si gjithnjë në kohë të vështira për Kosovën, me 2 prill 2023 përmes MARSHIT PËR DREJTËSI i tregoj Serbisë dhe argatëve të saj se do të dalin të humbur edhe në këtë betejë.
Zafa

Më Shumë

Kryeziu: Serbia vazhdon me regjimin e Millosheviqit, pavarësisht që kanë ndryshuar njerëzit

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, thotë se Serbia me veprimet e ngjashme si ato të sotme që ndaloi kosovarët në pikat kufitare, po tregohet...

Sara Gjordeni shtatzënë- Reagon për herë të parë Bardhi

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

Lajmet e Fundit