25.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

Eqrem Kryeziu: Një Shtatori do të duhej të ishte festë nacionale

Ish deputeti Eqrem Kryeziu i ka quajtur barrë të rëndë për Kosovën vitet e robërisë, kohën kur fëmijët shqiptarë përbironin përmes policisë së Serbisë për të shkuar në shkollë.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Kryeziu i ka kushtuar një status fëmijëve kosovarë të asaj kohe, duke thënë se një Shtatori tash do të duhej të ishte festë nacionale.

“Robëria dhe fëmijët tanë. S’ka dyshim se vitet e robërisë ishin barrë e rëndë për Kosovën. Gjithandej terror, gjithandej ekskomunikim, gjithandej salvim. Por kundërpesha e kësaj zezone ishin fëmijët e Kosovës që ngarendnin çdo ditë me çanta mbi shpinat e pafuqishme për në shkollë”.

“Të rriturit, shkaku i brengave, nuk e hetonin këtë bekim që Kosova kishte. Edhe i jam mirënjohës vëllait tim tashmë të ndjerë, që ma theksoi këtë mrekulli: Ku e marrin atë guxim këta kolopuçër të përbirohen përmes policisë së huaj edhe ushtrisë së huaj edhe çajnë përpara, atje te vendet që i quajnë shkolla? Madje e përsërisin për secilën ditë të lume?”.

“Atë zymtësi të pashpresë të robërisë së rëndë, fëmijët tanë e mbushnin me zërat, me lëvizjet e me hapat e tyre të vegjël. Ata ishin mesazhi i shpresës në kohën kur dukej se ajo ishte zbehur shumë”.

“Përmendorja e parë do të duhej të ishte për ta dhe, për homazh të tyre, Një Shtatori do të duhej të ishte festë nacionale”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Më Shumë

25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më...

Policia në Prizren realizoi 71 urdhëresa të gjykatave për vepra penale në katër ditët e fundit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në vijim të zbatimit të planit operativ të autoriteteve gjyqësore, raporton se gjatë periudhës kohore 13.05.2024 deri me...

Lajmet e Fundit