17.7 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025

Eqrem Kryeziu porosi Mustafës: Shoku Isë, mos u pensiono pa dal LDK e pesta!

Ish nënkryetari i parë i LDK-së, Eqrem Kryeziu i ka komentuar proceset e fundit të LDK-së në skenën politike.

Afrimin e LDK-së me Vetëvendosjen, Kryeziu e quan si dekadencë të pandalshme të dobësimit të ish partisë së tij.

“Lidhja Demokratike e Kosovës si forcë politike në dekadencë të pandalshme ështe atraktive si burim i anëtarësisë për forcat e tjera politike. Është rasi i mirë për të tjerët, “Mors tua-vite mea” që do të thotë në shqip, vdekja jote, jeta ime” ka thënë Kryeziu.

Ish kryetari i Prizrenit mendon se Isa Mustafa është ai që e ka sjellur LDK-në në këtë situatë. I pyetur se kush mund të jetë pasuesi ideal i Mustafës, Kryeziu e ka një përgjigje.

“Dekadenca e LDK-së është meritë e Mustafës. Është përgjegjësi e tij tani të gjejë një pasardhës për partinë” ka thënë Eqa për Indeksonline. Ish njeriu i fuqishëm i LDK-së dikur e ka edhe një porosi për fund për liderin aktual, Isa Mustafa.

“Shoku Isë nuk është mirë të pensionohet derisa ta sjellë partinë në vendin e pestë. Si forcë e pestë e jep kryeministrin dhe natyrisht kush tjetër do të mund të jetë kandidat? I pashmangshmi Isa Mustafa” ka thënë Eqrem Kryeziu./indeksonline/

Më Shumë

Aktakuzë ndaj një mjeku në Prizren – detyroi pacienten ta kryente lindjen në një spital privat

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.Gj, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën...

Dragashit i sigurohet furnizim i qëndrueshëm me energji – Investim 9.3 milionë euro për nënstacionin e ri

Komuna e Dragashit do të përfitojë nga një investim madhor në sektorin e energjisë, me ndërtimin e një nënstacioni të ri elektrik NS Dragashi...

Lajmet e Fundit