Era Istrefi mahnit sërish, bën ndryshimin drastik në pamje (Foto)

Përveçse një këngëtare e suksesshme, Era Istrefi ka rënë në sy gjithmonë për stilin e veçantë që ka. Ajo eksperimenton shpesh me pamjen e saj, duke provuar stile dhe ngjyra të ndryshme flokësh.

Këngëtarja numëron më shumë se 1.5 milionë ndjekës në Instagram, ku ndan herë pas here me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi, ajo ka tërhequr vëmendjen e fansave, teksa është shfaqur me një ‘look’ krejtësisht të ri.

Teksa ka postuar një video në Instagram Story, Era është shfaqur edhe më tërheqëse me modelin e ri të flokëve kaçurrela, të kapura lart.

“BonBon” ishte kënga që i hapi rrugën Erës drejt tregut ndërkombëtar. Që atëherë, këngëtarja ka sjellë një sërë bashëpunimesh me artistë të njohur të huaj, dhe që janë pëlqyer shumë nga publiku.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Lajmet e Fundit