Erdogan arreston edhe 20 ushtarë turq

Të paktën 20 ushtarë janë arrestuar të martën në operacionet anti-terroriste të kryera në mbarë Turqinë, në dyshimet për lidhje me organizatën terroriste FETO, e cila qëndron pas grusht shtetit të dështuar të korrikut të vitit 2016.
Arrestimet erdhën pasi prokurori i Kasyerit lëshoi urdhër për arrestimin e 41 ushtarëve, prej të cilëve 31 janë aktiv, në kuadër të hetimit për infiltrimet e pjesëtarëve të FETO-s në ushtri, thotë burimi, i cili kërkoi të mbetet anonim.

Të dyshuarit u arrestuan gjatë operacioneve të njëkohshme të kryera në 16 provinca, thotë burimi, duke shtuar se operacionet janë ende duke u zhvilluar për të kapur të dyshuarit e tjerë.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut 2016, në të cilin 250 njerëz u martirizuan dhe 2,200 të tjerë u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për kapjen e shtetit përmes kuadrove të saj të infiltruar në institucionet shtetërore, kryesisht në ushtri, polici dhe drejtësi.

 

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Malisheva dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Nënkampionia e Kosovës, Malisheva, do të përballet...

Lajmet e Fundit