20 C
Prizren
E diel, 2 Nëntor, 2025

Erdogan dënon vrasjen e afro-amerikanit Floyd nga dhuna policore

“Një i bardhë nuk ka epërsi mbi një të zi, dhe as një e zi nuk ka epërsi mbi një të bardhë”, citoi Erdogan thënien profetike, duke shtuar se do të luftojnë për të mbrojtur të drejtat e gjithë njerëzimit pa diskriminim.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, dënoi ashpër dhunën policore nga e cila jetën humbi afro-amerikani George Floyd në SHBA, duke shprehur ngushëllime për familjen e viktimës.

“Qasja raciste dhe fashiste që çoi në vdekjen e George Floyd në qytetin amerikan Minneapolis si rezultat i torturës, jo vetëm që na ka trishtuar thellë të gjithë ne, por gjithashtu është bërë një nga manifestimet më të dhimbshme të rendit të padrejtë që i qëndrojmë kundër në gjithë botën”, shkroi Erdogan në Twitter.

George Floyd, 46 vjeç, u arrestua të hënën në Minneapolis, Minesota, pasi, siç thuhet, u denoncua për përdorim të një kartemonedhe të falsifikuar prej 20 dollarësh në një dyqan, dhe vdiq gjatë dhunës së arrestit.

Presidenti Erdogan më tej tha se e dënon këtë “mentalitet çnjerëzor, si një anëtar i civilizimit islam, i cili na mëson të duam njerëzimin për shkak të Krijuesit”.

“Turqia gjithmonë qëndron kundër të gjitha sulmeve që e kanë në shënjestër njerëzimin, pavarësisht se ku, me çfarë preteksti ose në çfarë forme kryhen”, shtoi ai, shkruan “atsh”.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të mbrojtur të drejtat e gjithë njerëzimit pa asnjë diskriminim të bazuar në racën, ngjyrë, fene, gjuhën ose besimin, në përputhje me parimin e profetit tonë, ‘Një i bardhë nuk ka epërsi mbi një të zi, dhe as një e zi nuk ka epërsi mbi një të bardhë’”, theksoi Erdog.

Më Shumë

Bekim Nerjovaj jep dorëheqje nga AAK-ja në Prizren: Koalicioni me Vetëvendosjen u arrit pa asnjë konsultim

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Bekim Nerjovaj, ka njoftuar dorëheqjen nga subjekti politik që përfaqësonte. Vendimi i...

Fatos Nano, një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare

Lajmi për ndarjen e Fatos Nanos nga jeta më solli një trishtim të heshtur, por edhe një kujtesë të gjallë të një kohe që...

Lajmet e Fundit