12.5 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Erdogan, i sëmurë me kancer? Gazetarët japin detaje, flasin autoritetet

Fakti që ka munguar në disa aktivitete publike ka bërë që aludimet e vjetra mbi shëndetin e kreut të shtetit turk, të shfaqen sërish.

Pas një artikulli të “Foreign Policy” , pretendimet e të cilit nuk u shfaqën në asnjë media tjetër të huaj, gazetarë opozitarë turq thanë se Reccep Tayip Erdogan vuan nga kanceri në zorrën e trashë, çka nuk është konfirmuar kurrë nga autoritetet turke.

Numri dy i partisë në pushtet AKP, Numan Kurtulmu? i hodhi poshtë pretendimet e autorit të shkrimit, Steven A. Cook, sipas të cilit Erdogan kishte një sëmundje të avancuar e cila mund të mos ia lejojë qeverisjen e vendit për një kohë të gjatë.

Kurtulmu? deklaroi se ky lloj raportimi kishte vetëm një qëllim: të shkaktojë kaos përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2023.

 

“Disa duan që Turqia të bëjë hapa prapa e të ndezin diskutime të vjetra dhe të harruara. Madje po hyjmë në një periudhë kur shkrimet me pagesë botohen jashtë kufijve”, deklaroi ai.

Në fakt, pretendime të tilla mbi shëndetin e presidentit turk, nuk janë aspak një gjë e re.

Që më 2012 , mediat e huaja u mbushën me lajme se Erdogan ishte i sëmurë me kancer e se madje, po i nënshtrohej kimioterapisë dhe se kishte bërë një ndërhyrje në zorrë. Kanceri i zorrës së trashë është një ndër më agresivët, dhe maksimumi i jetëgjatësisë prej tij në fazë të avancuar, siç pretendohej atëherë se e kishte Erdogani, është 5 vjet.

Më Shumë

Përmbyllet konsultimi publik për Draft-Strategjinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun 2026–2030 në Dragash

Ka përfunduar faza e konsultimit publik elektronik dhe me shkrim për Draft-Strategjinë për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun 2026–2030 në Komunën e Dragashit, ndërsa...

Vdiq një person në Prizren, u rrokullis me motor

Një person ka vdekur pasi ishte rrokullisur me motor në Prizren të enjten. Policia ka njoftuar se viktima ishte shtetas i huaj. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ “Raportohet se si pasojë...

Lajmet e Fundit