1.6 C
Prizren
E enjte, 25 Shkurt, 2021

Erdogan rrit numrin e pallateve luksoze

Duke mos qenë i kënaqur me pallatin e ri presidencial të ndërtuar në Ankara pasi erdhi në krye të shtetit në vitin 2014-dhe dy pallate të tjera – presidenti Erdogan do marrë edhe dy të tjerë, përkundër gjendjes së rëndë ekonomike në vend.

Programi i investimeve vjetore i publikuar në gazetën zyrtare të dielën tregon se presidenti Recep Tayyip Erdogan do ketë edhe dy pallate të tjera gjatë këtij viti, një për verë dhe një për dimër, që do u kushtojnë taksapaguesëve mbi 86 milionë euro, përkundër faktit se vendi po kalon në krizë ekonomike dhe shëndetësore.

Njëri do ndërtohet në resortin e famshëm të Marmaras në Egje dhe tjetri do ndërtohet në Ahmlat, një qytet buzë lumit në Turqinë lindore.

Pallati veror në Marmara ishte supozuar të kushtojë 150 milionë lira kur filloi në vitin 2018 por çmimi u shumëfishua për shkak të shpenzimeve shtesë.

Çmimi i lartë i pallateve të reja dhe shpenzimet për mirëmbajtje të pallatit ekzistues presidencial ka nxitur shumë kritika nga opozita dhe ekspertë që thonë se taksat po shpenzohen në mënyrë jo të zgjuar në një krizë ekonomike që ka vështirësuar jetën e njerëzve të zakonshëm.

Në programin për investimet vjetore gjithashtu thuhet se 9 milionë euro tjera do shpenzohen në një ndërtesë shtesë për pallatin ekzistues në Ankara. Kurse, ndërtesa e  re do kushtojë më shumë se 332 milionë euro para se të hapet.

Çmimi i mirëmbajtjes për pallatet ekzistuese në Stamboll dhe Ankara në vitin 2021 do kushtojë 6.6 milionë euro, kurse 9.8 milionë të tjera do shpenzohen për blerje të makinave përfshirë edhe çmimin për mirëmbajtje të atyre ekzistuese.

Pas zgjedhjes së tij si president për herë të parë në vitin 2014, Erdogan urdhëroi ndërtimin e një pallati të ri, luksoz, në Ankara, duke braktisur rezidencën e thjeshtë ‘Cankaya’, të cilën presidentët e mëhershëm, përfshirë edhe themeluesin e republikës, Mustafa Kemal Ataturk, e kishin përdorur.

Çmimi për pallatin e ri luksoz, i cili do ketë 1, 150 dhoma bashkë me një bibliotekë, xhami dhe një qendër konferencash, është ende i panjohur.

Presidenca turke për momentin ka tre pallate në Stamboll të cilat janë pallate mbretërore të ish Perandorisë Osmane, pallatet e reja dhe rezidenca Cankaya në Ankara.

Më Shumë

Vuçiq: Situata për ne është e pashpresë, por ta shohim se sa lehtë do ta ketë Albin Kurti

“Serbia e di se cilat janë interesat e saj kombëtare dhe shtetërore dhe do të vazhdojë të luftojë për njerëzit e saj dhe të...

E vodhën dhe e therën një person, arrestohen dy grabitësit në Suharekë

Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë dy grabitës në fshatin Sopijë të Suharekës, të cilët kishin sulmuar me thikë dhe e kishin vjedhur...

Martesa me Kim Kardashian ka marrë fund, Kanye West është shumë i trishtuar

Reperi i famshëm, Kanye West, ka nisur që të shqetësohet për shëndetin e tij mendor. Kjo për shkak se po kupton se thashethemet për...

Shtyhet sërish seanca fillestare ndaj ish-drejtorit të Administratës së Prizrenit

Të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar përsëri seanca fillestare ndaj ish-drejtorit të Administratës në Komunën e Prizrenit, Ilir Baldedaj, i cili...

7 muaj në intubim, studentja tregon tmerrin e përballjes me koronavirusin: Pacientët ulërinin e infermieret qanin

Alexandra Adams studente e vitit të katërt në mjekësi ka qenë e shtruar në spital për shtatë muaj pasi gjendje e saj shëndetësore ishte...

Mutacionet e virusit/ Më në fund një lajm i mirë nga vaksinat

Mungesa të vaksinave, vaksina që janë më pak efektive se të tjerat dhe vazhdimisht mutacione të reja të virusit. Opinioni po bombardohet vazhdimisht me...

Lidhja shkon në një tjetër nivel, fejohen Tea dhe Bearti?

Ish-protagonistët e emisionit “Për’puthen”, Tea dhe Bearti, janë duke shijuar lidhjen e tyre të dashurisë. Përmes fotografive të fundit, Tea dhe Bearti shihet se nuk...

“Kurti do të jetë në pushtet mbi 10 vjet”

Albin Kurti ka qenë në pushtet për vetëm 50 ditë, por pas fitores së 14 shkurtit pushtetin do ta mbajë së paku edhe 10...

Prizren, arrestohen të dyshuarit për vjedhjen me forcë të zinxhirit të arit nga qafa e qytetares

Policia e Prizrenit njofton se ka arritur të identifikojë dhe arrestojë dy persona, për të cilët dyshohet se janë autorë të një vjedhjeje të...

A ua la shenjë largimi i Vjosa Osmanit dhe pse po garon për kryetar të LDK’së, tregon Quni

Ish-ministri dhe kandidati për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, Anton Quni, ka konfirmuar kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Quni ka...

Prizreni në zonën e gjelbër

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave duke u bazuar në numrin e rasteve të reja të COVID-19 në...

Nuk respektuan masat kundër COVID-19, gjobiten 548 qytetarë

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 548 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID. 14 persona u arrestuan, tetë persona...

Tre të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan...

Drejtoria e Arsimit në Dragash, ka organizuar mbajtjen e garave “Olimpiada Matematike”

Për herë të tretë Drejtoria e Arsimit në Dragash dhe  Shoqata e Matematikanëve të Kosovës kanë organizuar Olimpiadën Matematike. Nga kjo garë do të...

Prizrenasi mashtrohet nga “punëtori” i Kuvendit të Kosovës, ia mori afro 3 mijë euro

Policia e Kosovës ka prangosur personin me inicialet G. K, i lindur në vitin 1990, pasi ishte prezantuar rrejshëm si person zyrtar që punon...

76 vjet nga vrasja e Shaban Polluzhës

Më 21 shkurt të vitit 1945 në fshatin Tërstenik të Drenicës vritet Shaban Polluzha, njëri ndër komandantët më të njohur të zonës së Drenicës...

Lajmet e Fundit