7.1 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Erdogan shkarkon shefin e statistikave pas raportit për inflacionin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shkarkuar kreun e agjencisë shtetërore të statistikave, sipas një dekreti të botuar të shtunën, pasi publikoi të dhënat që tregojnë se norma e inflacionit të vitit të kaluar arriti në nivelin më të lartë në 19 vite prej 36.1 për qind.

 

Sait Erdal Dincer ishte i fundit në një seri shkarkimesh nga Erdogan, i cili ka shkarkuar tre guvernatorët e bankës qendrore që nga korriku 2019.

Erdogan ka kundërshtuar normat e larta të interesit, të cilat ai beson se shkaktojnë inflacion, pikërisht e kundërta e të menduarit ekonomik konvencional, shkruan Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Shifra e inflacionit të vitit 2021 e publikuar nga Dincer zemëroi si kampin pro-qeveritar ashtu edhe atë të opozitës.

Erdogan thuhet se kritikoi privatisht agjencinë e statistikave për publikimin e të dhënave që ai e ndjente të mbivlerësuar shkallën e gjendjes ekonomike të Turqisë. Ai nuk shpjegoi vendimin e tij për të emëruar Erhan Cetinkaya, i cili kishte shërbyer si nënkryetar i rregullatorit bankar të Turqisë, si shefin e ri të statistikave shtetërore.

Një tjetër dekret presidencial i botuar të shtunën u kërkoi autoriteteve të parandalojnë përhapjen e informacioneve që rrjedhin nga aktivitetet e medias që janë të papajtueshme me vlerat kombëtare dhe morale, që u kritikua si censurë.

 

Më Shumë

Gjendet e vdekur një grua në Prizren

Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prizren. Sipas njoftimit nga Policia, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku...

Bardhekaltrit në finale

Drita është skuadra e dytë finaliste e Final 8 Kupës së Ligës së Parë të meshkujve. Gjilanasit fituan bindshëm ndaj Boreas 116:59. Finalja Proton Cable Prizreni-Drita...

Lajmet e Fundit