Erdogan shpreson të përmirësojë marrëdhëniet me Gjermaninë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan thotë se shpreson që vizita e tij në Gjermani do të ndihmojë në dhënien fund të tensioneve në mes të dyja shteteve.

Përmirësimi i marrëdhënieve mes qeverive të dy shteteve, bashkëpunimi ekonomik, aplikimi i Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe lufta kundër terrorizmit do të jenë prioritetet që do të diskutohen gjatë vizitës në Gjermani, u tha sot gazetarëve presidenti turk, raporton Dpa.

Erdogan do të arrijë në Berlin të enjten me ftesë të homologut të tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Ai pritet të takohet dy herë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, përpara se të marrë pjesë në hapjen e një xhamie në Këln.

Për muaj të tërë, Turqia dhe Gjermania kanë tentuar që të përmirësojnë marrëdhëniet, të cilat u përkeqësuan pas arrestimit të shtetasve gjermanë në Turqi dhe shqetësimeve për shkeljet e të drejtave të njeriut nga Ankaraja. (REL)

Më Shumë

Bunarfest nis me pastrimin e shtratit të Lumbardhit në Prizren

Edicioni i ri i Bunarfestit ka nisur në Prizren me aksionin tradicional për pastrimin e shtratit të lumit Lumbardh, duke mbledhur qytetarë, të rinj...

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Lajmet e Fundit