Shtëpia ku ruhen rrëfimi e krenaria për Katarina Josipin

Një prej personaliteteve më të shquara me të cilat më së shumti krenohet Zymi i Hasit është Katarina Josipi.

Aktorja e parë shqiptare e Kosovës u lind pikërisht në këtë fshat. Nuk jetoi gjatë aty, meqë babai i saj furrtar, si shumica e burrave të kësaj ane, e la vendin për të ushtruar zejen në shtetet e rajonit. I ati i saj, Gjini, migroi në Nish të Serbisë, shkruan Koha Ditore.

Shtëpinë në të cilin u lind ajo që do të bëhej një aktore e madhe e teatrit, e dëmtoi koha. Gati sa s’u rrafshua. Kësaj here shteti nuk qëndroi duarkryq. Ringriti shtëpinë pothuajse njësoj siç ka qenë ajo e moçmja. Ende nuk ka përfunduar tërësisht puna me këtë objekt, por synimi për të dihet. Do të kthehet në një muze për aktoren e shquar, e kësisoj një pikë turistike e rëndësishme në Zymin plot vlera të trashëgimisë materiale e shpirtërore të shqiptarëve.

Hapat e parë drejt skenës

Zymi, që mbrohet me Ligj të veçantë ka edhe Këshillin e fshatit. Pjesë e këtij Këshilli është intelektuali i kësaj ane, Shtjefën Dulaj…

Shtëpia ku ruhen rrëfimi e krenaria për Katarina Josipin

Më Shumë

Konfirmohet linja e deleve në Suharekë/ AUV-i merr masa urgjente në të gjithë vendin

Në fshatin Delloc të Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes “lija e deleve/dhive (Sheep Pox/GoatPox)”. Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia e Ushqimit dhe...

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit