0.6 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Erdogani, lider i dashur në Ballkan

MahirYagcilaMahir Yagcilar
Republika e Turqisë sot feston 90-vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast përgëzoj Republikën e Turqisë dhe përkujtoj me respekt Luftën e Pavarësisë së Mustafa Kemal Ataturkut me bashkë heronjtë e tij.
Republika e Turqisë është një shtet i rëndësishëm, jo vetëm për Turqinë, por edhe për tërë rajonin. Sidomos me zhvillimet në fushën ekonomike në vitet e fundit dhe me rolin e saj të madh si anëtare të NATO-s.

Turqia me udhëheqjen 11-vjeçare të kryeministrit z. Rexhep Tajip Erdogan u vendos në pozitat më të larta në ekonominë botërore, duke dhënë shembull për shtete të tjera demokratike myslimane dhe ka përparuar dukshëm me hapa demokratikë drejt rrugës evropiane. Veprimet e ndërmarra të Qeverisë turke për shumë shtete u bënë shembuj, veçanërisht ndikimi politik i saj është rritur dukshëm në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan.

Kryeministri Erdogan si në të gjitha vendet e botës, ashtu edhe në Ballkan, është një lider i dashur. Një shembull i mirë i kësaj është pritja e mrekullueshme e tij gjatë javës së kaluar në Kosovë, e cila u prit me një interesim të jashtëzakonshëm. Ai ka bërë hapjen e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili veçohet si një ndër më të mirët në rajon dhe me këtë u nderua edhe bashkëpunimi i projektit publiko privat Kosova-Turqia-Franca, i cili projekt mban rëndësi të madhe për Kosovën.

U prit në Prizren bashkë me kryeministrin Rama dhe Thaçi si lider dhe në fjalimin e tij u shpreh me këto fjalë: “Ky qytet nuk është vendi i ndarjes, por është shembulli më i mirë të qenit së bashku”. Ndoshta patën shqetësimin e mospritjes në mënyrë të këtillë për liderë të tjerë dhe për këtë fjalimi i kryeministrit Erdogan është keqkuptuar duke u nënshtruar akuza dhe interpretime të ndryshme. Megjithatë, që të kuptohet më mirë se çka qëllimisht dëshiroi të theksojë kryeministri Erdogan në fjalimin e tij, atëherë unë ju këshilloj të lexohet fjalimi i tërë të tij apo të dëgjohet. Për fat të keq, pa e lexuar fjalinë e plotë janë bërë akuza të pabaza. Në fjalimin e kryeministrit Erdogan u theksua për vëllazërinë, miqësinë, paqen dhe mbështetjen e përhershme të Turqisë për Kosovën. Dëshiroj t’ju rikujtoj vargjet e kryeministrit Erdogan: “Qytetet tona asnjëherë nuk ishin simbolet e ndarjes, por gjithmonë ishin shembull i të qenit së bashku. Prizreni është ndër prej shembujve më të mirë. Vëllezër dhe motra, mos harroni, ne të gjithë kemi një histori, një kulturë të përbashkët, një qytetërim të përbashkët, miqësore me njëri-tjetrin, të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin si vëllezër. Pra, jemi qeniet e një strukture. Mos harroni, Turqia është Kosova, Kosova është Turqi. Ne jemi aq afër saqë poeti i himnit kombëtar të Turqisë është me origjinë nga Kosova”. Këto vargje janë të bazuara në vlerat njerëzore. Nuk është i lidhur me pretendimet gjeografike apo territoriale. Janë shprehje e ndjenjës së miqësisë, vëllazërisë, solidaritetit dhe dashurisë së tij ndaj Kosovës.

Do të ishte e kundërta atëherë a do të vazhdonte me këto fjalë?: “Gjatë procesit të pavarësisë, për njohjen e Kosovës, për të qenë Kosova një shtet i pavarur, ne kemi dhënë mbështetje të vazhdueshëm. Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën pa u ndal në rindërtimin dhe në zhvillimin e saj”.

Gjatë 11 vjetëve të fundit ndihma e dhënë për Kosovën nga kryeministri Erdogan nuk mund të përmbushet nëpër faqe sepse ai është entuziast i Kosovës dhe në sajë të dashurisë dhe përkushtimit të tij me dhjetëra shtete kanë njohur Kosovën, me mijëra nxënës janë edukuar dhe me qindra pacientë janë trajtuar falas si dhe nëpërmjet TIKA-s, Gjysmëhënës së Kuqe, ministrive dhe komunave të ndryshme janë siguruar ndihma të panumërta. Prandaj, ata që nuk janë në dijeni të këtyre ndihmave e as që nuk dinë të dëgjojnë fjalimin e plotë të kryeministrit Erdogan mund të shprehen si: “kur vëllezërit teprojnë, dinë t’i thonë njëri-tjetrit “ti n’shpi tonë, unë n’shpi temë”.

Ky përshkrim i tij është fatkeq që ka tejkaluar qëllimin dhe është nënvlerësuese. Kisha pasur dëshirë që ky zyrtarë fetar si udhëheqës i komunitetit të tij të ishte më efektiv në njohjen e Kosovës nga shtetet të tjera, në vend se të mbajë ujë në mullirin e Serbisë.
Kryeministrin Erdogan e njoh më shumë se 12 vjet dhe jam i sigurt që ai me sinqeritetin dhe stabilitetin e tij si një lider do të vazhdojë dukshëm në rritjen e mbështetjes së Turqisë ndaj Kosovës si në fushën politike ashtu edhe në fushën ekonomike. Në këtë aspekt, do të doja të falënderoja përsëri Republikës së Turqisë dhe Kryeministrit të tij për mbështetjen e tyre.

Së fundi, si një qytetar dhe një lider i partisë politike, do të doja të theksoja se, në ditët e fundit deklarata e dhënë mbi shaminë nga presidentja e Republikës së Kosovës znj. Jahjaga është e pajustifikuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Jam e mendimit se znj. presidente duhet ta respektojë vullnetin e popullit të saj dhe të parlamentit. Znj. Presidente si simbol i unitetit të popullit duhet të përqafojë të gjithë ata në mënyrë të barabartë.

(Titulli është i redaksisë. Autori është ministër i Administratës Publike dhe kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës – KDTP)

Më Shumë

Vullnetarët e Vetëvendosjes në kufirin e Morinës ftojnë bashkatdhetarët të regjistrohen për votim

Në kufirin e Morinës, ku qindra mërgimtarë po arrijnë çdo orë duke sjellë gjallëri dhe energji festive në prag të fundvitit, përveç pritësve familjarë...

Ngritet aktakuzë për krime lufte ndaj popullsisë civile në Suharekë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit V.N, për...

Lajmet e Fundit