Erik Rexha nga Prizreni merr medaljen e artë në Kanada

Erik Rexha 16 vjecar, i lindur e i rritur në British Columbia të Kanadasë, me prindër nga Prizreni ka marrë vendin e parë në garat e notit në këtë provincë. Garat u zhvilluan për 4 ditë nga 11 deri me 14 korrik në Kamloops të Kanadasë.

 

Ne garën me rreth 35 klube dhe rreth 650 notues nga e gjithë British Kolumbia, Eriku mori medalje të artë në garën prej 50 metrash në stilin flutur dhe medalje të bronztë në 100 metra në stilin e njëjtë.

Erik Rexha qysh në moshën 5 vjeçare merret me sportin e notit dhe është jashtëzakonisht i diciplinuar në përgatitjet e tij. Ne moshën 13 vjeçare Eriku ka marrë medalje në garat e notit në 50, 100 dhe 200 metra në stilin shpinde. Në moshën 14 vjeçare poashtu merr medalje për të njëjtën disipline. Ndërsa, në moshën 15 vjeçare Eriku merr medalje në 50 dhe 100 metra stilin flutur.

Përveç sukseseve të tij të njëpasnjëshme në sportin e notit Erik Rexha është edhe një nxënës i shkëlqyeshëm i shkollës së mesme në British Kolumbia me notë mesatare 98% të lëndeve shkencore.

Erik Rexha pritet që vitin e ardhshëm të marrë pjesë në garat e notit që do të mbahen në Toronto të Kanadasë me notues nga e gjithë Kanada.

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit