7.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Ermal Meta rikthehet me një koncert në Shqipëri!

Më 6 mars u mbajt nata finale e spektaklit të famshëm italian “Sanremo”.

Vendin e tretë e mori këngëtari shqiptar, Ermal Meta me “Un milione di cose da dirti”, duke na bërë krenarë të gjithëve.

Në klasifikimin artistik, pa përfshirë atë të publikut, shqiptari Ermal Meta mbante vendin e parë, mirëpo ai u duk tepër i lumtur edhe me vlerësimin përfundimtar të spektaklit.

Pas këtij suksesi dhe pas mbështetjes së pafundme të shqiptarëve, Ermal Meta ka vendosur të vizitojë vendin e tij dhe t’i bëjë një dhuratë shqiptarëve: Një koncert në stadiumin “Air Albania”.

“Në 29 korrik do të jem në Stadiumin Air Albania në Tiranë. Kanë kaluar 30 vjet që kur regjimi komunist ka rënë dhe ne menduam ta festonim me muzikë”, shpjegon autori i ”Nuk më bëtë dot asgjë“. – Unë jam italian dhe shqiptar dhe kam zgjedhur të bëj një koncert për nder të njerëzve nga vendi ku vij, të cilët arritën të fitojnë lirinë. Kanë ndodhur shumë gjëra vitet e fundit dhe lidhja e midis Italisë dhe Shqipërisë, dy vende të ndara nga vetëm 70 kilometra det, është e me të vërtet e bukur.” – ka treguar këngëtari për mediat italiane.

Mirëpo, Tirana s’do të jetë ndalesa e vetme.

“Më 5 shtator unë luaj në Taormina, në Teatrin Antik. Doja të parashikoja turneun si një ngjarje unike, për të dëgjuar këngët e mia drejtpërdrejt. Mezi po pres. Ne gjithashtu do të ofrojmë një transmetim të drejtpërdrejtë, për të qenë në gjendje të shohim koncertin nga një ekran edhe kur gjendeni në shtëpi. Më pëlqen ideja e përhapjes së saj në eter“- ka thënë ai.

Më Shumë

Spirale të lashta në shkëmbin e Kobajës në Vlashnjë të Prizrenit

Kameramani dhe fotografi Arben Llapashtica ka publikuar në Facebook disa foto, që sipas tij konsiderohet ndër më të lashtët në Kosovë. Bëhet fjalë për...

Barnatorja Qendrore në Rahovec nis punën me dy ndërrime

Nga dita e nesërme, Barnatorja Qendrore në kuadër të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të funksionojë me dy ndërrime, duke mundësuar shërbime...

Lajmet e Fundit