Është “babai” i vaksinës, por ende nuk e ka marrë për vete

Gjermano-turku Ugur Sahin, CEO i BioNTech, u bë i njohur në të gjithë botën gjatë vitit të kaluar, si personi që ndezi shpresën për vaksinimin nga pandemia e koronavirusit.

Vaksina e ideuar nga ai dhe bashkëshortja e tij, në bashkëpunim me gjigantin Pfizer, ishte e para e miratuar nga autoritet ndërkombëtare, dhe sërish e para që po fillon të shpërndahet masivisht, të paktën në Perëndim.

Por, si paradoks, tani që qindra mijëra persona janë tashmë të vaksinuar me dozën e parë, dhe presin atë të dytën që e bën efektive mbrojtjen nga COVID-19, ai vetë nuk ka patur mundësi të vaksinohet.

Këtë e ka pohuar Sahin për mediat amerikane. “Nuk kemi mundur ende të marrim vaksinën tonë, por gjetëm mënyrën për ta bërë të disponueshme për personelin tonë në terren, që faktikisht e prodhon, ndërkohë që shpresoj se stafi, dhe ne vetë, mund të vaksinohemi në javët në vijim”./a2/

Më Shumë

Aksident mes dy veturave në Rugovë të Hasit, dy të lënduar

Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rugovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë...

Ismet Munishi e godet kryesinë e Lirisë, pas humbjes në barazh nga Dinamo

Humbja ndaj Dinamos në ndeshjen e barazhit për Superligë mund të ketë qenë edhe ndeshja e fundit e Ismet Munishi në stolin e Lirisë. Pas...

Lajmet e Fundit