A është ky i vetmi fëmijë serb që jeton në Prizren?

a-euml-sht-euml-ky-i-vetmi-f-euml-mij-euml-serb-q-euml-jeton-n-euml-prizren_hdMegjithëse Qeveria serbe çdo ditë mundohet të imponoj numrin e serbëve që jetojnë në qytetet e Kosovës, realiteti dëshmon krejt ndryshe. Së paku nëse bazohemi tek një fotografi e fundit që është bërë hit në mediat sociale.

Në fakt, në rrjetet sociale po qarkullon një foto e vogëlushes, Milica Gjorgjeviq, e cila, sipas mediave serbe, është i vetmi fëmijë serb në Prizren.

Kjo vajzë e ëmbël u fotografua në një mjedis të klasës së zbrazët me mësuesin e saj, Vuk-un, duke i bërë detyrat e shkollës, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, ajo ka marrë përkrahjen e shumë bashkëvendësve të vetë që jetojnë në Serbi. Kujtojmë se Qeveria e Beogradit shpesh ka raportuar se në Kosovë aktualisht jetojnë mbi 100 mijë serbë. /Telegrafi/

Më Shumë

Tjetërsimi i 18 pronave në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për korrupsion e falsifikim dokumentesh 

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar dy persona të dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Policia bën të ditur se...

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Lajmet e Fundit