Në muaj paraburgim për hajnin e armëve, Armen Muratin

hajniGjykata Themelore në Prizren, ia ka caktuar një muaj paraburgim Armen Muratit nga fshati Nebregosht të Prizrenit.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penalet vjedhjes .

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 21.12.2014 nga ora 21:00, dhe do të zgjasë deri me datën 20.01.2015”, njofton Gjykata Themelore në Prizren.

“I pandehuri depërton me forcë nga dritarja e shtëpisë së të dëmtuarit duke shfrytëzuar mos prezencën e të dëmtuarit në atë moment në shtëpi dhe nga aty merr dy armë gjahu të markës ,,CrvenaZastava M-701 karabin si dhe municion 112 copë fishekë të kalibrit 7.64 mm, si dhe faktin se i njëjti është zënë në flagrancë si dhe është recidivist për veprat penale të natyrës së njëjtë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të...

Lajmet e Fundit