11.6 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

EULEX-i nuk po “heton” rastin e Gani Gecit

GaniGeci7-06Edhe pse vullnetarisht ishte dorëzuar te EULEX-i, mision ky te i cili ka besimin e vetëm për një sistem të drejtë të drejtësisë, megjithatë rasti i ish-deputetit Gani Geci nuk është marrë nën hetim nga prokuroria e misionit ndërkombëtar për sundim të ligjit, EULEX.
Pas vrasjes së Ruzhdi Shaqirit, ish-deputeti Geci ishte arratisur, me arsyetimin se nuk ka siguri në burgjet e Kosovës.

Por, pas gati dy javësh në arrati, ish-deputeti Geci, duke pasur edhe përkrahjen e vëllezërve të
tij ishte dorëzuar tek zyrat e EULEX-i në Prishtinë, për t’u intervistuar nga prokurori ndërkombëtar i EULEX-it.

Por, zyrtarë të misionit ndërkombëtar i kanë deklaruar gazetës “Botapress” se ata nuk janë duke hetuar rastin e ish-deputetit Geci.

“Aktualisht EULEX mund të konfirmoj se javën e kaluar G.G, një i dyshuar për vrasje në një hetim në zhvillim e sipër nga Policia e Kosovës (PK), i është dorëzuar Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK). Policia e Kosovës ka ekzekutuar Urdhrin për arrest të lëshuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës. PSRK është duke punuar ngushtë me Prokurorinë Themelore të Mitrovicës dhe Policinë e Kosovës”, ka deklaruar për “Botapress” zëdhënësi i EULEX-it, Miguel Carvalho de Faria.

Më Shumë

Ylli pret Apoloninë

Golden Eagle Ylli do të përballet me Apoloninë në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të Meshkujve, në një ndeshje të rëndësishme...

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit